GazetaMax
Lajme

Trump lëshon paralajmërim të ri për Iranin, kërcënon të sulmojë përsëri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të godiste përsëri vendet bërthamore iraniane “nëse është e nevojshme”, duke përsëritur paralajmërimin e tij ndaj Teheranit se duhet të heqë dorë nga ambiciet e tij për të vazhduar pasurimin e uraniumit.

Trump vuri në dukje komentet e Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhënë prezantuesit të Fox News, Brett Baier, në të cilat diplomati përshkroi ashpërsinë e dëmit të shkaktuar nga sulmet e SHBA-së në objektet kryesore bërthamore të vendit të tij.

Araghchi tha se objektet e pasurimit ishin “shkatërruar”.

“Sigurisht që janë shkatërruar, ashtu siç thashë, po dhe ne do ta bëjmë përsëri, nëse është e nevojshme”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të hënën, duke kritikuar mbulimin e mëparshëm mediatik që kishte vënë në pikëpyetje nivelin e dëmit të shkaktuar.

Por Araghchi tha gjithashtu se Irani planifikon të vazhdojë pasurimin e uraniumit kur të jetë përsëri në gjendje, duke e quajtur atë një burim “krenarie kombëtare”.

Related posts

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për ish-krerët e UÇK-së – drejtësia selektive vazhdon në Hagë

Gazeta Max

In Memoriam/ Ndahet nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji

Gazeta Max

Transportuesit privat vazhdojnë me bllokadat, ftojnë qytetarët t’i vizitojnë autobusët e tyre

Gazeta Max