GazetaMax
Lajme

Trup i pajetë njeriu gjendet në lumin Vardar në zonën e fshatit Çegran

Pasditën e djeshme, një trup njeriu i pajetë është nxejrrë nga ujërat e lumit Vardar në zonën e fshatit Çegran.
Trupi është vërejtur nga një person nga fshati fqinj, Tumçevisht, i cili rastin e ka paraqitur në polici.
Trupi i pajetë është nxjerr nga lumi nga një ekipi i Zjarrfikësve të Gostivarit dhe i njejti me urdhër të prokurorit është dorëzuar për autopsi.
“Me datë 27.04.2025 rreth orës 18.35 në SPB Tetovë, personi B.D. nga fshati Tumçevisht i Gostivarit, ka raportuar se kishte vënë re një trup njeriu në ujërat e lumit Vardar, në zonën e fshatit Çegran, pranë urës. Trupi është nxjerr nga uji nga Ekipi Territorial i Zjarrfikësve të Gostivarit dhe me urdhër të prokurorit publik, është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Related posts

FOTO/ Vizito “Gold Slot Club” një Las Vegas ultra modern, shijo jetën dhe momentet e paharruara

Gazeta Max

Mexhiti: Gjithçka është veç Qeveri Evropiane nuk është!?

Gazeta Max

Moti paradite do të jetë me diell dhe i ftohtë, nga e hëna pasdite me reshje shiu

Gazeta Max