GazetaMax
SPORT

Tuchel pas eliminimit: Merituam kualifikimin, isha i zhgënjyer kur pash gjyqtarët teksa qeshnin së bashku me Ancelottin

Thomas Tuchel ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes çerekfinale në Champions League ndaj Real Madrid, ku skuadra e tij u eliminua.
Trajneri gjerman ka shprehur zhgënjimin e tij me disa vendime të gjyqtarëve. Ai komentoi edhe golin e anuluar të Marcos Alonso.
Ndër tjerash, Tuchel po ashtu shprehi mendimin se skuadra e tij meritoi të kalonte tutje.
“Ne kishim paraqitje të shkëlqyer dhe merituam të shkonim tutje”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.
“Isha i zhgënjyer kur pash gjyqtarët teksa qeshnin së bashku me trajnerin kundërshtar. Mendoj se ishte koha e gabuar pasi kishte një skuadër që luftoi deri në fund. Mendova se ishte koha e gabuar dhe ia thash atij”, shtoi gjermani.
“Nuk e pash lojën me dorë. Ne humbëm sepse na mungoi fati dhe merituam të shkonim tutje. Ndoshta është shumë të kërkosh ato në një ndeshje të tillë ndaj këtij rivali”, tha trajneri i Chelsea, lidhur me golin e anuluar dhe mbarimin e hershëm të lojës shtesë.
Skuadra e Chelsea këtë edicion dështoi edhe në Premier League dhe në Kupën FA. Champions League ishte synimi i tyre, por ëndrra u shua mbrëmë.

Related posts

Ballkani debuton në garat evropiane, sot në Prishtinë përballet me Zalgiris të Lituanisë

e-max

Tottenham gati ta afrojë si drejtor sportiv Igli Taren

e-max

Sporting do shkojë për Ronaldon në janar

e-max