GazetaMax
Lajme

Tupançevski në takim me Ulsi Manjën: Drejtësia është kyçe për BE-në, me Shqipërinë nuk kemi çështje të hapura

Tiranë, 12 tetor – Ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe zv.ministri i drejtësisë, Agim Nuhiu, të cilët po qëndrojnë për vizitë dy ditore në Tiranë, realizuan takim me ministrin e drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Tupançevski dhe Manja informuan për reformat në sistemin juridik të dy shteteve, procesin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE, njofton Zhurnal.

Ministri Tupançevski tha se mes Republikë ssë Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë nuk ka çështje të hapura.

“Kemi qëllim të përbashkët, e ajo është BE-ja. Kapitulli 23: Drejtësia dhe të drejtat themelore janë kyçe për reformat. Pikërisht përshkak kësaj nevojitet që dy shtetet në periudhën në vijim të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të shkëmbejnë përvoja, ide dhe mendime. Jam i bindur se dy qeveritë kanë vullnet që së bashku të zgjidhin problemet. Përforcimi i sistemeve juridike, si dhe rritja e efikasitetit të sistemit juridik, do të kontribojë të arrihen standardet ndërkombëtare të dy vendeve”, deklaroi Tupançevski.

Ministri i Shqipërisë Ulsi Manja informoi për procesin e vetingut i cili sipas tij ka qenë i komplikuar por gjithsesi ka dhënë rezultate. Madje 60% e gjykatësve dhe prokurorëve e kanë braktisur funksionin përshkak pamundësisë të dëshmojnë burimin e pasurisë. Tupançevski informoi Manjën edhe për procesin e regjistrimit të shoqatave bulltare në vendin tonë dhe masat që ka ndërmarë Ministria e drejtësisë rreth përgatitjes së ligjit për shoqata dhe fondacione. U hap edhe çështja për të drejtat e pakicave në Shqipëri, me theks të veçantë në zbatimin e ligjit për pakicat në Shqipëri. Dy ministrat u dakorduan se bashkëpunimi në nivel bilateral do të intensifikohet në periudhën në vijim./Zhurnal.mk

Related posts

Autobusët privat në protestë në bulevarin “Ilindenska”, Qyteti i Shkupit apelon të heqin dorë

Gazetamax.mk

Mariçiq: Ekipi nga Maqedonia është i gatshëm të fillojë procesin e skriningut

Gazetamax.mk

Selami: Ali Ahmeti është asht i fortë që ju ngel në fyt

Gazetamax.mk