GazetaMax
Lajme

Turizmi gjithëvjetor në Sarandë, Mato: Saranda destinacioni i preferuar i nordikëve

Saranda është një destinacion që ka vizitushmëri gjatë 365 ditëve.  Sipas drejtoreshës së Turizmit dhe Aktiviteteve në Bashkinë e Sarandës, Eva Mato, sezoni turistik për këtë vit ka nisur më herët dhe po punohet fort për promovimin e vlerave të Sarandës brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Interes të shtuar ka patur për Sarandën sidomos nga qytetaret e vendeve nordike. Ndërsa linjat e krocerave kanë shtuar turistët amerikanë në Sarandë.

Përveç detit dhe diellit,  Saranda në paketat e saj ofron edhe vizita në vendet arkeologjike dhe historike.

Vitet e fundit turizmi ka lulëzuar në Sarandë, ku përveç komoditetit që të ofron ky vend ka mundësi mjaft të mira akomodimi dhe shumë restorante, qofshin tradicional apo të ndërthurur me modernen.