GazetaMax
Lajme

U arrestua për trafik droge, burg për zyrtaren e AKSHI-t

Pogradec, 30 Dhjetor – Zyrtarja e AKSHI-t Erisa Fero, 32-vjeçari Likë Basha dhe një 17-vjeçar, të arrestuar për trafikun e 58 kilogramëve kanabis nga Tirana në Maqedoninë e Veriut u lanë në burg pa afat nga Gjykata e Pogradecit. Ata kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, teksa Prokuroria vazhdimin e masës së arrestit për shkak të hetimeve të tjera.

32-vjeçari Basha ishte i pari që u arrestua. Në momentin e ndërhyrjes pranë zonës së Linit në Pogradec ai ishte pranë makinës tip “Volkswagen”, ku pas kontrollit në bagazh u gjet edhe sasia e lëndës narkotike, e cila ishte e ndarë në 51 pako, të shënuara me pikë dhe kryq blu.

Për shkak të shenjave, hetuesit dyshojnë se kanabisi kishte dy blerës dhe informacionet janë se lënda është kultivuar në Shkodër. Në kërkim për këtë rast trafiku janë shpallur edhe dy persona të tjerë që do merrnin drogën në Qafë Thanë, për t’ia dërguar blerësve në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Pesë të arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtruan kompaninë ku punonin

Gazeta Max

Mexhiti: Qeveria miratoi programin për ndërtimin e fazës së dytë të qarkores së Tetovës, nga nyja Trebosh deri në Neproshten

Gazeta Max

Plagosje, dhunë në familje dhe vjedhje, policia arreston 7 persona dhe shpall në kërkim një tjetër

Gazeta Max