GazetaMax
Lajme

U janë paguar rreth pesë milionë euro subvencione mbi 12 000 vreshtarëve

Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se mbështetja për prodhuesit në të gjitha degët e bujqësisë vazhdon dhe kjo, siç përmendi, është një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë.

Duke u prëgjigjur në pyetje të gazetarëve, ai theksoi se mbi 12 000 vreshtarëve u janë paguar reth pesë milionë euro subvencione.

“Mendoj se ajo tendencë do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, njejtë si në degët e tjera të bujqësisë. Kultivuesit e duhanit kanë çmim rekord, ky është fokusi ynë kryesor dhe kështu do të jetë edhe këtë vit”, nënvizoi Mickoski pas vizitës në Komunën Gazi Babë.

Më 14 shkurt të këtij viti, në festën e Shën Trifunit, u paguan 315 745 324 denarë për 11 689 vreshtarë për kultivimin e tyre të rrushit, informoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Shfrytëzues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore të cilat kanë paraqitur sipërfaqe përpunuese bujqësore me mbjellje të vreshtave, ndërsa kultivimin e realizuar të rrushit ia dorëzuan blerësit të regjistruar, përfshirë edhe rrushin e kultivuar për kapacitet përpunues individual apo prodhimin e shfrytëzuan për nevoja individuale dhe shitje në treg.

Related posts

MEPSO në përkrahje të UShT-së dhe studentëve shqiptarë

Gazeta Max

Kandidati rumun i së djathtës ekstreme lejohet të garojë në zgjedhje

Gazeta Max

Aksion vullnetar për një të ardhme më të gjelbër në Llozovë

Gazeta Max