GazetaMax
Lajme

Ukraina refuzon kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin, Zelensky: Do zhvillojmë bisedime në Jeruzalem

Sot është dita e 26-të e pushtimit rus të Ukrainës. Gjatë mbrëmjes, Kievi u bombardua nga ushtria ruse duke lënë pas një person të vdekur. Situata më e rëndë është ende në Mariupol, ku numri i viktimave po rritet dita-ditës. Forcat ruse i dërguan një ultimatum autoriteteve të qytetit për t’u dorëzuar, por zyrtarët e Mariupol e refuzuan.

Katër persona u vranë kur disa ndërtesa banimi dhe një qendër tregtare u goditën nga bombardimet në Podol, lagjen historike të Kievit, njoftoi sot kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko. Sipas informacioneve janë prekur disa shtëpi dhe një nga qendrat tregtare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky la të kuptohet sot se bisedimet e nivelit të lartë midis Moskës dhe Kievit mund të mbahen në Jerusalem dhe vlerësoi përpjekjet e kryeministrit izraelit Naftali Bennett për të marrë rolin e ndërmjetësit.

“Kryeministri i Izraelit, z. Bennett po përpiqet të gjejë një mënyrë për të zhvilluar bisedime”, tha Zelensky në një fjalim drejtuar popullit ukrainas të postuar të dielën.

“Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, në mënyrë që herët a vonë të fillojmë të kemi bisedime me Rusinë, ndoshta në Jerusalem. Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen, nëse është e mundur”, tha ai.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë u bëri thirrje sot autoriteteve lokale në Mariupol që t’ia dorëzojnë qytetin forcave ruse. Rusia ka vendosur një afat për dorëzimin e Mariupolit në orën 5 të mëngjesit (koha e Moskës).

Related posts

2 milionë euro fitim me speca e domate, kjo ndodhë në Strumicë

Gazetamax.mk

Gjendet një trup i pajetë në Vardar, me gjasa bëhet fjalë për personin që dje kërceu në lumë

Gazetamax.mk

Kapitujt 8 dhe 2 sot në agjendën e skrining mbledhjeve në Bruksel

Gazetamax.mk