GazetaMax
Lajme

Ulni armët, largoni urrejtjen dhe jepni fund vrasjeve

Shkruan Urim Saliu
Po bien një nga një viktimat. Janë megjithatë djem të rinj shumë prej të cilëve të mbytur nga varfëria zgjodhën këtë rrugë të errët. Tani qoftë edhe duke dashur të japin dhjetë monedha që kur u futën në këtë rrezik kishin dhënë pesë të tilla,është e vështirë ,thuajse e pamundur tia kalojnë paqtë.
Paraja e mallkuar ua humb njerëzve kontrollin dhe duke rendur pas saj ndonjëherë harrojnë se ku mund ti dërgojë njerëzit nga lakmia e tyre për këto monedha pa vlerë.
Të tjerët shohin jetën e luksit tek ta mes gjykimeve si e bënë këtë pasuri të pavlerë ndërsa ata jetojnë mes armiqësive me njëri- tjetrin me drojen e madhe se ku mund të ndalet jeta e tyre.
Dhe pavarësisht çdo gjëje,secili ka të drejtë të jetojë.
Por përskaj kësaj, edhe ata që vriten dhe të tjerë që janë në ato lista,mbi të gjitha janë bijtë e dikujt që u futën në këtë rrugë të verbër dhe tani kthehen në arkivole në shtëpitë e tyre.Atje ku i presin prindërit e tyre të gjorë ,fëmijët e tyre që do mbeten jetim gjithë jetën dhe do jetojnë edhe ata me frikën e së keqes që mund tu ndodhë ose të vazhdojnë ta kenë në mendje hakmarrjen.
Çdo vrasje ,prodhon një tjetër,një hakmarrje më shumë,një varr më shumë dhe kjo nuk ka fund.
Shumë njerëz nuk e mendojnë kurrë se do vijë ky fund i tillë.Mendojnë se pak përpara se ti japin fund kësaj rruge do i kthehen jetës së vërtetë,jetës normale por qoftë edhe nëse japin gjithë atë që kanë fituar edhe në forma të zeza dhe jo të ndershme,sërish për tu larguar nga kjo valle të paprekur është e pamundur të ndodhë.
Ulni armët, largoni urrejtjen dhe jepni fund vrasjeve.
Në jetë ka gjithnjë një zgjidhje.Ka një shteg dhe jeta është një dhuratë e çmuar nga Zoti.
Vetëm Zoti ka të drejtë ta jep dhe merr jetën e gjithësecilit nga ne.
Nuk vlen asnjë pasuri e botës nëse vrasim njëri -tjetrin kur mund ta zbusim urrejtjen.

Related posts

Shqiptohen 175 masa në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

Gazetamax.mk

Studentët marshuan për kushte dhe standarde më të mira

Gazetamax.mk

Analizë/ Çka fiton Qeveria e çka Aleanca për Shqiptarët me futjen e saj në Qeveri?

Gazetamax.mk