GazetaMax
Lajme

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Tiranës e thellojnë bashkëpunimin mes fakulteteve juridike

Tiran;, 25 Janar – Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Tiranës e thellojnë bashkëpunimin mes fakulteteve juridike

Një delegacion nga Fakultetit Juridik i Universitetit të Tetovës ka qëndruar për vizitë në Universitetin e Tiranës. Delegacioni i kryesuar nga dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe bashkëpunëtorët e tij, prodekania për Arsim, Prof. Dr. Drita Mamuti Fazlija, shefja e Programit studimor të Kriminalistikës, Doc. Dr. Drita Muharemi, profesori nga Katedra e Gazetarisë Prof. As. Dr. Zylyftar Bregu dhe Doc. Dr. Fatmir Xheladini, gjatë qëndrimit të tyre në Universitetin e Tiranës janë pritur në takim nga dekania e Fakultetit Juridik, Prof. As. Dr. Dorina Hoxha dhe ekipi i saj.

Fillimisht, palët u njoftuan me funksionimin dhe ecurinë e dy institucioneve tona ndër vite, përfshirë sfidat dhe perspektivat si dhe arritjet që kanë shënuar në fushën arsimore dhe në atë të kërkimeve shkencore.

Po ashtu, në këtë takim dy dekanët finalizuan edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes dy fakulteteve. Sipas kësaj marrëveshje, në të ardhmen fakultetet do të bashkëpunojnë në organizimin e konferencave të përbashkëta shkencore, tribuna dhe seminare shkencore, pjesëmarrje të profesorëve në komisionet e ciklit të dytë dhe ciklit të tretë të studimeve, promovimin e librave dhe organizimin e debateve dhe tryezave të rrumbullakëta, organizimin e shkollave verore për studentët e fakulteteve juridike, si dhe aktivitete të tjera të cilat do të jenë në interes të studentëve dhe profesorëve.

https://www.facebook.com/unite.edu.mk/photos/pcb.1618294905280617/1618294045280703

Related posts

Kuvendi e konstatoi rendin e ditës së mbledhjes së 73-të, do të vazhdojë me punë në orën 21

Gazetamax.mk

Ushqimi i sigurt, vendi ka ecur një hap përpara

Gazetamax.mk

30 vite raporte diplomatike me Slloveninë, Bushi pret ministrin Hojs: Miqësia mes dy vendeve të vazhdojë të thellohet

Gazetamax.mk