GazetaMax
Adrenaline

UP ‘Hasan Prishtina’ kampion bote në hendbollin universitar

Hendbollistët e Universitetit të Prishtinës e kanë fituar Kupën Botërore Universitare që të dielën përfundoi në Prishtinë.
Në finalen dramatike dhe shumë të bukur, hendbollistët tanë kanë fituar ndaj universitetit të Koresë së Jugut me rezultatin 33:30. Ndeshja u luajt në atmosferë të shkëlqyeshme para rreth 1500 shikuesve në palestrën “1 Tetori”. Prezent ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Hendbollistët e UP-së kanë filluar herët shkëputjen në rezultat. Pas 30 minutave rezultati ishte 19:17 për hendbollistët tanë. Edhe në pjesën e dytë epërsia e UP-së ishte konstante. Por jugkoreanët nuk janë dorëzuar deri në fund, duke e bërë kështu ndeshjen shumë interesante dhe dramatike.Cilësia e djemve tanë ka ardhur në shprehje dhe ata kanë mbyllur finalen me fitore.
Drenit Tahirukaj është shquar me 9 gola. 6 i shënoi Atdhe Basholli, ndërsa 5 i kishte Jon Muqolli. Me pritje të shumta është dalluar edhe Arti Luzha.Është ky një tjetër sukses i hendbollistëve tanë dhe hendbollit kosovar në përgjithësi. Kjo përvojë do t’iu shërbejë lojtarëve si motivim për sfidat tjera në karrierë.Te hendbollistet titullin e kampionit e ka fituar Universiteti nga Koreja e Jugut.

Related posts

Florian Marku fiton ndaj Chris Jenkins, mbrojtur titullin IBF International

Gazetamax.mk

Publikohet formacioni zyrtar i Real Madridit ndaj Chelseas

Gazetamax.mk

Jorginho dëshiron të vazhdojë me Chelsean

Gazetamax.mk