GazetaMax
Ballina

Ushqimet klasike verore për fëmijët

Fëmijët duhet ushqyer me produkte natyrale. Ato sezonale po konsiderohen të jenë zgjidhja më e mirë gjatë verës. Kjo vlen si për frutat ashtu edhe për perimet. Ekspertët e ushqimit dhe pediatrit kanë bërë një përmbledhje ushqimesh klasike verore që mund të ju shërbeni fëmijëve për t’i mbajtur të freskuar dhe të mirë ushqyer gjatë ditëve të nxehta. Më e mirë e kësaj është se këto ushqime janë të mira edhe për të rriturit.

Akulloret e ngrira nga frutat janë një alternativë shumë e mirë. Pediatrit kanë këshilluar t’i bëni vet. Merrni frutat dhe bluajini në një blender duke ju shtuar pak kos apo qumësht. Kështu do të keni një akullore më të shëndetshme për fëmijën gjatë verës.

Copa nga shalqiri – Shalqiri konsiderohet të jetë freskues e pse të mos u jepet edhe fëmijëve në vend të ushqimeve të pashëndetshme. Ekspertët kanë thënë se nëse blini shalqi dhe e ekspozoni para fëmijëve duke mos blerë ushqime të këqija është një praktikë e mirë që çdo kush mund ta bëjë.

Related posts

E keni dëgjuar super bashkëpunimim ” Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Gazetamax.mk

Piperi i zi, aleati natyral kundër hipertensionit

Gazetamax.mk

Pesë gjëra që gjithmonë duhet t’i mbani sekret

Gazetamax.mk