GazetaMax
Lifestyle

Ushqimet që ndihmojnë në pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme.
Çaji jeshil
Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit.
Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin e sistemit tretës.
Çaji jeshil kombinohet shumë mirë me xhenxhefilin, lëngun e limonit dhe mjaltin.
Lëngu i limonit
Lëngu i limonit është shumë i pasur me antioksidantë dhe acid folik.
Pini ujë me lëng limoni çdo mëngjes me stomak bosh.
Lëngu i Boronicës së Kuqe Ose Ananasit
Këto fruta janë të pasur me antioksidantë dhe lëngun e tyre mund ta pini çdo ditë në mes vakteve ose gjatë drekës.
Nëse po përpiqeni të pastroni mushkëritë, atëherë shmangni pijet e gazuara dhe alkolike.
Lëngu i Karrotës
Karrota është e pasur me beta karoten dhe vitaminat A, K, C dhe B.
Lëngu i saj rrit nivelin e alkalinës në gjak.
Studimet kanë konfirmuar se disa karrota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.
Xhenxhefil
Xhenxhefili është një aleat kundër sëmundjeve të këqija.
Ai lehtëson eliminimin e sekrecioneve bllokuese të mushkërive.
Ushqimet e Pasura me Antioksidantë
Spinaqi, frutat e pyllit, brokoli, peshku dhe rrushi janë ushqime të pasura me antioksidantë që forcojnë imunitetin, kapacitetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.
Rigoni Dhe Nenexhiku
Përbërësit organikë të rigonit përmirësojnë frymëmarrjen dhe çlirojnë mushkëritë nga bllokimet prej sekrecioneve.
Mund t’i përdorni si çaj si çdo çaj tjetër bimor. Ato ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga bakteret. Nenexhiku qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe të dyja bimët duhen bërë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.
Mbrojtja e mushkërive kërkon marrjen e ushqyesve të domosdoshëm dhe vitaminave jo vetëm nga ushqimi por edhe suplementët.
Këshillat e fundit por jo nga rëndësia janë që të mos pini duhan, të qëndroni larg zonave ë ndotura dhe të pini sa më shumë lëngje të ngrohta.

Related posts

Ndiheni të fryrë pas ushqimit? Hani një kivi

Gazetamax.mk

Po ju, për çfarë ziheni më shumë me partnerin?

Gazetamax.mk

Harrojeni Arbenitën, motra e saj iu lë pa fjalë me bukurinë që ka

Gazetamax.mk