GazetaMax
Ballina

Vaksina e re mund të ndihmojë në kurimin e kancerit të pankreasit

Rezultatet e hershme të testimeve sugjerojnë se vaksinat e personalizuara mund të ndalojnë rikthimin e sëmundjes vdekjeprurëse

Një vaksinë e re e zhvilluar duke përdorur të njëjtën teknologji sikurse BioNTech-Pfizer Covid mund të jetë çelësi për kurimin e kancerit pankreatik.

Në rezultatet e provës së hershme e cila është krijuar për të parandaluar kthimin e tumoreve pas operacionit duke përdor teorinë mRNA – gjysma e pacientëve që u vaksinuan i mbijetuan kancerit 18 muaj më vonë, shkruan Independent, përcjell  Telegrafi.

Vaksina e zhvilluar nga shkencëtarët që punojnë me firmën farmaceutike BioNTech dhe kompaninë amerikane Genentech, ka rritur shpresat për të gjetur më në fund një kurë për kancerin e zakonshëm më vdekjeprurës, i cili merr jetën e 90 për qind të pacientëve brenda dy viteve nga diagnoza.

Rezultatet e provës novatore, të udhëhequr nga Dr Vinod Balachandran në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering në New York, u prezantuan në konferencën e American Society of Clinical Oncology në Chikago.

Ata treguan se vaksinat e personalizuara mund të trajnojnë sistemin imunitar për të vrarë qelizat e lidhura me kancerin e pankreasit.

Një provë e ngjashme po zhvillohet gjithashtu për kancerin e zorrëve – Moderna, një prodhues tjetër i vaksinës Covid, po zhvillon gjithashtu trajtime mNRA për kancerin dhe sëmundjet autoimune.

Prova e kancerit të pankreasit në fazën e hershme përfshiu 16 pacientë, të cilëve, pas operacionit për të hequr tumorin, në mënyrë intravenoze iu dhanë tetë doza të vaksinës.

Getty Images

Mostrat ishin bërë me porosi për çdo person duke përdorur kodin gjenetik të mRNA që gjendet në tumoret e tyre për të përgatisin qelizat të prodhojnë një proteinë që do të shkaktojë një përgjigje imune.

Kjo i mundëson trupit të zbulojë çdo qelizë kanceroze si një kërcënim dhe qelizat e bardha të gjakut T, që më pas t’i shkatërrojë ato.

Vaksina shkaktoi një përgjigje të qelizave T te gjysma e pacientëve, të cilët të gjithë mbetën pa kancer gjatë gjithë studimit.

Nga tetë pacientët e mbetur që nuk iu përgjigjën vaksinës, gjashtë vdiqën, të tjerëve iu rikthye kanceri. BioNTech tha se rezultatet paraprake treguan “një profil të favorshëm sigurie, si dhe shenja inkurajuese të aktivitetit klinik”.

Prof Özlem Türeci, bashkëthemelues dhe shef mjekësor në BioNTech, tha: “Me vetëm nën 5 për qind të pacientëve që iu përgjigjen opsioneve aktuale të trajtimit, PDAC është një nga kanceret me nevojat më të larta mjekësore të paplotësuara.”

“Ne jemi të përkushtuar ta përballojmë këtë sfidë duke shfrytëzuar kërkimet tona të gjata në vaksinologjinë e kancerit dhe po përpiqemi të hapim terren të ri në trajtimin e tumoreve të tillë që vështirë trajtohen.”

Rezultatet e këtij studimi të Fazës së parë janë inkurajuese. Mezi presim të vlerësojmë më tej këto rezultate të hershme në një studim më të madh eksperimentues.”

Dr Balachandran shtoi: “Ndryshe nga disa nga imunoterapitë e tjera, këto vaksina mRNA duket se kanë aftësinë për të stimuluar përgjigjet imune në pacientët me kancer pankreatik.

Pra, ne jemi shumë të emocionuar për këtë dhe rezultatet e hershme që sugjerojnë se nëse keni një përgjigje imune, mund të keni një rezultat më të mirë.”

Related posts

5 zakonet që ju bëjnë më të stresuar sipas shkencës

Gazetamax.mk

Vlora e mbyll verën me një super projekt

Gazetamax.mk

Fëmijët që kalojnë mbi dy orë në ditë para televizorit, kanë më shumë gjasa të krijojnë vartësi nga bixhozi, duhani, kanabisi dhe alkooli kur të rriten

Gazetamax.mk