GazetaMax
Lajme

Valdet Xhaferi heq dorë nga pozita e drejtorit për përkushtim më të madh në Degën e BDI-së në Gostivar

Valdet Xhaferi, kuadër i BDI-së nga Gostivari i cili për katër vite ka drejtuar Byronë për ekspertizë ligjore, ka hequr dorë nga kjo pozitë që t’i përkushtohet më shumë Degës së partisë në Gostivar në krye të të cilës ai erdhi rreth para një viti e gjysëm.

Ai këtë e bëri të ditur në emisionin “Politica” në Tv Globi, ku theksoi se deri te ky vendim e ka shtyer koncentrimi 24/7 me degën dhe për të qenë sa më afër qytetarëve.

“Po, mund ta them se në pozicionin ku isha si drejtor realisht skadoi edhe mandati katër vjeçar dhe tani unë do ti kthehem punës së degës që të mund të koncentrohemi në obligimet, detyrat të cilat i kemi përpara me qëllim që t’u dalim zot në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jemi në shërbim të qytetarëve ashtu siç kemi qenë deri sot, në parim 24/7, jo vetëm unë por edhe i gjithë ekipi i BDi-së në Gostivar duke filluar nga anëtarët e kryesisë së degës dhe gjithë funksionarët, këshilltarët dhe gjithë të tjerët. Jam këtu për t’u marrë me sfidat dhe me punët i kemi përpara”, deklaroi Valdet Xhaferi, kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

Politika kërkonë sakrificë, ndërsa funksionet janë kalimtare, shtoi më tej Xhaferi.

“Funksionet janë kalimtare, ndërsa ne duhet të jemi në shërbim të qytetarëve dhe unë e kisha planifikuar këtë që sot të kem kohë më shumë në dispozicion”, shtoi më tej Xhaferi.

Ndryshe, në pozitën e drejtorit në Byronë për ekspertizë ligjore është emëruar juristi Burim Bajrami, poashtu kuadër i BDI-së nga Gostivari.

Related posts

Rrugët të lagështa, LAMM rekomandon vozitje e kujdesshme

Gazetamax.mk

Zeqiri: Të ardhurat nga buxheti i shtetit të jenë të njejta për të gjitha universitetet publike

Gazetamax.mk

Administrata e Universitetit të Tetovës vlerësohet pozitivisht për punën e saj

Gazetamax.mk