GazetaMax
Lajme

Valdet Xhaferi: Partitë politike shqiptare duhet të jenë bashkë në “Frontin europian”

Partitë politike shqiptare duhet të jenë bashkë në “Frontin Europian” që të arrihet qëllimi i anëtarësimit të vendit në familjen evropiane. Ftesën për këtë bashkim në zgjedhjet e pranverës e bëri sonte Valdet Xhaferi, kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

I ftuar në emisionin “Politica” në Tv Globi, Xhaferi tha se alternativë dhe rrugë tjetër përpos asaj drejtë BE-së nuk ka dhe nuk duhet lejuar dikush të ndryshojë këtë plan.

“Ftoj të gjitha subjektet politike që për momentin jetik që ka shteti ynë, mos kthehet mbas dhe vlerësoj se nuk mund të ndodh ndonjë ndryshim plani për arsye se anëtarësimi i Maqedonisë në BE është rruga e pakthim dhe rruga e vetme e cila na shtyen drejt një prosportiteti, zhvillimi, por do të lehtësojë edhe të gjitha dukurit e fenomenet të cilat i diskutuam duke filluar nga lëvizja e popullsisë dhe me sfidat e tjera që i kemi përpara”, deklaroi Valdet Xhaferi, kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

Xhaferi tha se për ta zgjeruar “Frontin Eurpoian” të gjitha kompetencat ia kanë deleguar si parti liderit të BDI-së Ali Ahmeti, që ai të bisedojë edhe me parti të tjera.

Related posts

Kovaçevski bën thirrje për kursim të buxhetit, kryetari i Petrovecit blenë Audi A8 me vlerë 27 mijë euro

Gazeta Max

Klubet bullgare duhet të harmonizohen me Ligjin me shoqata, vlerëson Pendarovski

Gazeta Max

Safet Gjici në gjendje të rëndë shëndetësore, e mbajnë ende në arrest me burg

Gazeta Max