GazetaMax
Lajme

Valdet Xhaferi: Përmes Qeverisë kemi sjellur me dhjetëra investime kapitale në Gostivar

Dega e BDI-së në Gostivar ka sjellur me dhjetëra projekte në Komunën e Gostivarit përmes pushtetit qendror vitin e fundit. Kështu tha sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi, Valdet Xhaferi – kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

Xhaferi tha se bëhet fjalë për investime në infrastrukturën rrugore, shkolla, çerdhe e deri te kanalizimet dhe disa ujësjellës, ku siç ai sqaron, janë përfshi jo vetëm qyteti por edhe fshtrat.

“Jemi duke i prekur projektet që ka sjellur Qeveria siç është investimi i rrugës Banjicë e Poshtme dhe Banjicë e Epërme, rruga Zdunjë-Debresh, bulevardet “Goce Dellçev”, “Ilindenska”. Gjithshtu rruga e cila është nga dalja e qytetit apo siç e njohim ne rruga e “Ignacias”, investime në shkolla, investime në kalalzimin, investime në ujësjellës, investime në çerdhe… Të gjitha këto janë dëshmi se ne jemi të gatshëm për të ndihmuar”, deklaroi Valdet Xhaferi, kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

Kjo formë e veprimit, sipas Xhaferi, dëshmon se BDI në Gostivar opozitarizimin e bënë në mënyrë konstruktive me qëllim final ndihmën e qytetit dhe banorëve në përgjithësi.

“Këto dhe shumë projekte të tjera janë me rëndësi vitale dhe ne opozitaarizmin konstruktiv siç e kemi dëshmuar do ta bëjmë edhe në të ardhmen, ndaj mund të them se jemi një dorë e zgjatur për të mirën e përgjithshme të këtij qyteti që të japim kontributin tonë maksimal me qëllim të arrihen objektivat dhe të mundet të gjithë gostivarasit të kenë një jetë sa më konforte”, deklaroi Xhaferi më tej.

Xhaferi paralajmëroi edhe projekte tjera për Gostivarin, të cilat pritet të realizohen vitin në vijim, 2024.

Related posts

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Selimi: Bëjmë përpjekje që të rrisim kapacitetet e Ndihmës së shpejtë

Gazetamax.mk

Rreziqet kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe projektet “Qytetet inteligjente”

Gazetamax.mk

MPB dhe KSHPK do të bashkëpunojnë për të dhënat personale dhe pasurisë së qytetarëve

Gazetamax.mk