Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri” në Tetovë, Valon Zeqiri, ka bërë të ditur se punimet për përmirësimin e infrastrukturës po vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjitha lagjet e qytetit, duke përfshirë edhe lagjen 108, e cila tashmë po merr pamjen e duhur.
Në një reagim me tone ironike, Zeqiri u përgjigj ndaj kritikëve që, sipas tij, po përpiqen të gjejnë mungesa aty ku ka punë konkrete dhe rezultate të dukshme.
“Edhe lagja 108 mer pamjen e duhur. Ndëgjova se Bajrami kish hy ne google kërkonte rrugë të prishur që t boj ndonjë video. Ndërsa google ishte përgjigjur leje se sje për këtë punë Bajram” – ka shkruar Zeqiri me humor.