GazetaMax
SPORT

Van Dijk flet për finalen ndaj Realit: Do të jetë një finale e çmendur

Real Madrid – Liverpool është finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.
Dy gjigantët evropianë arritën në finalen e madhe pas një pune jashtëzakonisht të vështirë.
Deri në finalen e madhe Los Blancos eliminuan skuadrat si PSG, Chelsea e Manchester City, në anën tjetër Liverpooli u përballë me Interin, Benficën e Villarrealin.
Pasi ka mësuar kundërshtarin e finales, mbrojtësi i The Reds, Virgil Van Dijk ka thënë se do të jetë një finale e çmendur.

“Ishte një punë e vështirë për të mbërritur deri në finalen e Ligës së Kampioneve, por mendoj se më e vështira do të jetë 90 apo 120-minutëshi i fundit në Paris”.
“Më 28 maj do të jetë një çmenduri e vërtetë, një makth që duhet të tregojmë se kemi guximin ta përballojmë. Kjo, pasi Reali i Madridit sivjet ka përmbysur çdo situatë”, u shpreh Van Dijk.
Holandezi ka thënë se e njohin mirë Real Madridin dhe presin me padurim ta zhvillojnë finalen.
“E njohim mirë Realin e Madridit dhe e kemi ende të freskët edhe atë finale të humbur kundër tyre në vitin 2018. Reali është një skuadër që nuk ka nevojë për prezantime, pasi historia e tyre, sidomos në Ligën e Kampionëve flet shumë qartë”.
“Në të njëjtën kohë në radhët e tyre luan edhe golashënuesi më i mirë i turneut, prandaj do të jetë një betejë në të cilën do të vuajmë shumë, por po presim me padurim ta luajmë dhe ta fitojmë atë”, u shpreh mbrojtësi holandez. 

Related posts

Liverpooli fiton bindshëm në udhëtim te Benfica

e-max

Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut

e-max

Shqipëria sfidohet sot nga Gjeorgjia në ndeshjen që Edy Reja do të synojë taktika të reja

e-max