GazetaMax
Lajme

Varheji: Ballkan i Hapur është një mundësi për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së

Ohër, 8 qershor – Nisma Ballkani i Hapur është një mundësi për rajonin që ta ndryshojë realitetin dhe t’i tejkalojë sfidat me të cilat po ballafaqohet tashmë e disa vite, të mos them dekadash. Ballkani i Hapur mund të jetë edhe një mundësi për ta përshpejtuar rrugën drejt BE-së. Nëse punën e kryejmë mirë do të përshpejtohet integrimi evropian i rajonit, deklaroi sot në Ohër komisari evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësi Oliver Varheji në fjalimin në Samitin Ballkani i Hapur.

Varhei theksoi se ideja për një Ballkan të Hapur është konceptuar nga rajoni dhe kjo ide mbështetet nga Bashkimi Evropian.

“E them këtë sepse kur flasim për anëtarësim në BE, martesa apo simbole të tjera që përmenden, por më së shumti në domenin publik flasim për procese. Po flasim për korniza negociuese, për non-pejperë etj. Por, të jem i sinqertë me ju dhe ndoshta nuk duhet ta them këtë si komisar, por kjo në të vërtetë nuk është interesant. Kjo nuk është interesant për njerëzit në Evropë apo për njerëzit në Ballkanin Perëndimor, sepse konsideroj se pyetja e tyre kryesore është se kur do të jetojmë siç jetojmë në Evropë, kur do t’i kemi të njëjtat mundësi ekonomike dhe shoqërore siç i kanë njerëzit në BE dhe kur do të presim që të hiqen të gjitha barrierat mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ky është integrimi i vërtetë dhe integrimi i vërtetë fillon me ekonominë dhe fillon me shoqërinë”, tha Varheji.

Komisari evropian vlerësoi se pa bashkëpunim rajonal, plani investues ekonomik i BE-së nuk do të arrinte shumë sepse nuk kishte kuptim të lidhet kapitali i Ballkanit Perëndimor me rrugët dhe hekurudhat, nëse kamionët do të ndalonin në çdo kufi dhe pothuajse të gjithë vinin në gjysmë orë.

“Nuk ka kuptim të flasim për anëtarësimin në BE dhe integrimin evropian të rajonit nëse në vetë rajonin ka ende duhet t’ua nostrifikojnë diplomën nëse doni të punoni në një vend tjetër, kjo do të thotë se duhet të punoni një orë nga vendbanimi juaj. Nuk vlen asgjë nëse biznesi juaj nuk mund të tregtohet siç duhet ose nëse nuk mund t’i shesë shërbimet e veta në rajon sepse sipas vlerësimeve tona rajoni mund të krijojë një të tretën e BPV-së së vet vetëm nëpërmjet integrimit ekonomik. Rajoni e ka këtë potencial dhe vetëm rajoni mund ta japë. Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë më tej me nënshkrim të marrëveshje që i lehtësojnë jetët e njerëzve”, theksoi Varheji.

Theksoi se derisa po zbatohen shtyllat dhe strategjitë kryesore të agjendës së BE-së, Nisma mund të vazhdojë t’i korrë rezultatet ekonomike dhe progresive të bashkëpunimit të tyre.

“Prandaj ju inkurajoj që t’i shfrytëzoni plotësisht strukturat ekzistuese që ne mbështesim, a është kjo CEFTA, a është Këshilli për Bashkëpunim Rajonal sepse kemi njohuri, kemi infrastrukturë dhe mendoj se ka edhe gatishmëri për të ndihmuar rajonin të kalojë në nivel tjetër. Konsideroj se kjo është një nismë shumë pozitive, se kjo është e ardhmja që mund të krijohet që sot dhe prandaj duhet ta shfrytëzojmë plotësisht”, përfundoi Varheji në fjalimin e tij.

Në kuadër të Samitit, që po mbahet në Ohër, do të realizohen disa bashkëpunime të dakorduara, me nënshkrimin e memorandumeve konkrete dhe marrëveshjeve për bashkëpunim

Related posts

Arsovska: Në festën e besimit dhe shpresës së përjetshme, çdo familjeje i uroj begati dhe shëndet

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Me rritjen e pagave mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve

Gazetamax.mk

Cili ligj i dobishëm për qytetarët po bllokohet nga opozita në Kuvend?

Gazetamax.mk