GazetaMax
Lajme

Vazhdon trendi i rënies së çmimit të derivateve të naftës

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) gjatë ditës do të sjellë vendim për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, janë përmbushur parakushtet për sjellje të vendimit të ri.

Çmimet e derivateve sillen në bazë të Rregullores së ndryshuar për caktim të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës me të cilën KRRE çdo ditë mund të sjellë vendime për ndryshim të çmimit të derivateve nëse përllogaritja për çmimin e cilit do derivat të naftës shënon rritje apo ulje për dy denarë. Për përllogaritjen merret mesatarja nga kotacionet paraprake pesëditore të bursës për çdo derivat të naftës në veçanti dhe fare nuk ndikon çmimi i naftës së papërpunuar brent në tregun botëror.

Gjatë fundjavës nuk ka kotacione në bursë sepse bursat nuk punojnë, kështu që ndryshimi tjetër i mundshëm i çmimit të derivateve do të jetë të hënën nëse përmbushen parakushtet për sjellje të një vendimi të ri.

Related posts

Dimitrievski: Për ne maqedonasit, UÇK-ja është forcë okupatore

Gazetamax.mk

Mattarela sonte në mbrëmje ateron në Shkup, për vizitë zyrtare

Gazetamax.mk

Bojana për t’u marë shembull/ Stoliset Kuq e Zi në prag të 28 nëntorit (Foto)

Gazetamax.mk