GazetaMax
Sport

Vdes lojtari shumë i njohur portugez Diogo Jota

Vdes lojtari shumë i njohur portugez Diogo Jota.

Lajm shumë, shumë i hidhur për familjen e tij, për FC Liverpool, për kombëtaren e Portugalistë dhe futbollin në tërësi: Para pak çastesh u bë e ditur se ka ndërruar jetë lojtari portugez Diogo Jota.

Diogo 28-vjeçar ka vdekur në një aksident të rëndë komunikacioni në Zamora të Spanjës.

Në makinë ishte edhe vëllua i tij (26-vjeçar), i cili po ashtu merret me futboll. Për gjendjen e tij shëndetësore akoma nuk thuhet asgjë më shumë.

Diogo Jota ishte lojtar i FC Liverpool dhe është martuar para pak ditësh, me 22 qershor, me të dashurën e tij shumëvjeçare Rute Cardoso në Porto.

Detajet për aksidentin e rëndë akoma nuk janë publikuar.

Related posts

Thirrje për sulmuesin kuqezi, Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit

Gazeta Max

Kategoria Superiore/ Bylis triumfon ndaj Vllaznisë, Skënderbeu mund Laçin

Gazeta Max

McLaren dominon në Spanjë/ Formula 1, Piastri fiton në pistën e Barcelonës, Verstappen në vendin e 10-të

Gazeta Max