GazetaMax
Kuriozitete

‘Veç’ 50 milionë euro do t’i fitojë Raiola nga shitja e Haaland

Menaxheri i Haalandit do t’i fitojë 50 milionë euro nga shitja e tij
Kohëve të fundit, menaxherët e futbollit po fitojnë dhjetëra miliona euro nga transferimet e ndryshme të klientëve të tyre.
E më së shumti në këtë drejtim po fiton menaxheri italian i futbollit, Mino Raiola.
Ai i ka në dorë disa prej lojtarëve kulminantë të futbollit evropian.
Edhe sulmuesi i rrezikshëm, Erling Haaland është në dorë të menaxherit italian.

Raiola po mundohet ta sistemojë futbollistin e Borussia Dortmundit në një klub sa më të madh dhe të përshtatshëm për lojtarin, por edhe për vete.
Raiola në fakt do t’i fitojë afro 50 milionë euro në transferimin e verës që vjen të Erling Haalandit.

Për këtë siguron “jpedrerol”, përcjell Express.
Sulmuesi norvegjez po kërkohet nga klubet e mëdha evropiane, përfshirë këtu Real Madridin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germainin.
Nga shitja e tij do të përfitojë Borussia Dortmundi, por edhe menaxheri Mino Raiola.

Related posts

Donjeta Sadiku mëson kundërshtaren me të cilën do të ballafaqohet sot

Gazeta Max

Lewandowski kërkon transferimin te Barcelona

Gazeta Max

Android 16 është dukshëm më i sigurt dhe rezistent ndaj mashtrimeve

Gazeta Max