GazetaMax
Adrenaline

Vedat Muriqi do të kthehet sërish në Lazio

Vedat Muriqi do të kthehet në Lazio.
Vedat Muriqi do ta mbyllë shumë shpejt aventurën e tij në Mallorca.
Klubi spanjoll ka vendosur të mos e blejë kartonin e sulmuesit kosovar, njoftojnë mediat spanjolle.
Sipas “Estadiodepotivo”, klubi ishullor nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së Muriqit për 11 milionë euro, shumë të cilën e ka vendosur Lazio, përcjell Gazeta Express.
Muriqi e nisi furishëm eksperiencën në La Liga duke i realizuar dy gola dhe duke e dhuruar një asistim në tri ndeshjet e para.
Por, më pas pati rënie dhe nuk arriti të shënonte në gjashtë ndeshjes pasuese.
Dhe, kjo ka bërë që Mallorca ta humbasë besimin dhe të mos bindet me kualitetet e përfaqësuesit kosovar.
Prandaj, mediumi në fjalë është i sigurt se Muriqi gjatë verës do të rikthehet në Itali pasi kartonin e tij e mban në pronësi Lazio.
As klubi italian nuk duket të jetë i interesuar për ta mbajtur 27 vjeçarin.
Prandaj, atij nuk i mbetet tjetër pos të rikthehet në futbollin turk, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës sa i përket formës.
Lazio e kishte blerë Muriqin për afro 20 milionë euro nga Fenerbahçe në verën e vitit 2020, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërsa tash, “Biancocelesti” do të shpresojnë ta shesin atë për 10-12 milionë euro.
Krahas Fenerit, interesim për prizrenasin ka shfaqur edhe gjiganti tjetër turk, Galatasaray.

Related posts

‘Record’: Cristiano Ronaldo refuzon ofertën nga skuadra arabe

Gazetamax.mk

Ancelotti pritet të shkarkohet nëse nuk e fiton Kupën e Botës për Klube

Gazetamax.mk

Mallorca merr vendim për të ardhmen e Vedat Muriqit

Gazetamax.mk