GazetaMax
Lajme

Veli Abdiu apel udhëheqësisë së Parkut kombëtar: Rekalit nuk e njohin frikën, të jeni të sigurtë se do ti keni përballë të gjithë fshatrat e Rekës së Epërme

Nuk frigohen REKALIT, nuk frigohen me kërcënime.. mbas një lëximi të një kumtese nga parku kombëtar i Mavrovës më provokoi tejmase si rekali sepse ndër rreshta kërcënohemi nga Parku Kombëtar se kush do të jua paguaj dëmet që u janë bërë të ashtuquajtura “dëme financiare” gjoja se protestat e rekalive që ua ka sjellë këtij institucioni.

Të i’a rikujtoj drejtorit të Parkut Kombëtar dhe kryetarit të komunës që hiqet si “melaqe” se 50 vjet rekalit i kanë nëpërkëmbur vetëm e vetëm ti largojnë nga ato treva!

Nëse qenkan këto dy aq të ndershëm dhe aq të pafajshem për gjendjen në të cilën gjendet Reka e Epërme, nga periudha që udhëheqin ato institucione asnjë lajm nuk kan dhënë se do të bëhet në Reken e Epërme po qoftë edhe mbjellja e një peme!

Nuk dua të etikoezohem si NACIONALIST por dua tua rikujtoj se çka kanë punuat gjatë kësaj periudhe që kanë udhëhequr ato.

Punësimet nëpër institucionet janë 0 veçanërisht në këto institucione që udhëheqin personat e lartëpermendur, kurse për banorët e Rekës e Poshtme ka pasur punësime çdo vit me qindra.

Infrastruktura ndriçuse, rrugore, shëndetsore dhe çkado tjetër që i përket infrastrukturës është 0, kurse këto dy zotërinjtë nëpër vendbanimet ku banojnë ato të gjitha i kanë rregulluar, pothuajse jan shtruar edhe nga 2-3 herë me asfalt.

Posaçërisht zotria i Parkut Kombëtar përmendet se ka dedikuar një projekt në vendbanimin e tij për turizëm malor me vler monetare qindra- mija euro.

Tja rikujtoj se fjalën ql ka shkruar ne kumtese se dëshiron të ulet dhe të bisedojë me Shoqatën e Rekës së Epërme, është ulur dy herë në hapsirat e Parkut Kombëtar dhe në vendngjarjet ku janë bërë vërshimet dhe shkatrimet gjatë stinës së dimrit, pas përfundimit të takimit në vend që të angazhohet për ti sanuar rrugët dhe urat ai filloi me prerjen r druve dhe hapjen e rrugëve malore me maqineri të rëndë dhe duke na treguar me injorancën e tij se atij i intereson vetëm eksplatimi i druve, prerja e malit për përfitime të institucionit ku udhëheq ai.

Pa fije turpi shkruan kumtesa se paskemi shkaktuar dëme të institucionit ku udhëheq ai.
I nderuar a nuk ju vjen turp dhe gjynah ti dërgosh ato maqina në atë infrastruktur që ka ngelur ti shkatërosh me ato që i dërgon ti si psh: Ura e Qymyrit, Ura e Merxhanit dhe rruga e Dervenit.

Sa për aspektin ligjor për të cilin ti deshiron të debatosh bashkë me kryetarin e Mavrovës dhe Rostushës a është e ligjëshme të shkatërroni natyrën, infrastrukturen rrugore posaçërisht dy urat të cilat janë në gjendje të mjerueshme dhe pa pikën e turpit del me kumtesa.

Po pse këto kumtesa nuk i shkruajtët gjatë periudhes kur lypshe vota për përzgjedhjen e kryetarit të komunes të cilin ti e kontrollon dhe me urdhërat e tua ai punon?

Zgjidhja është shumë e thjeshtë, eja në vendngjarje te “Ura e Qymyrit” bashkë me kryetarin tënd dhe me ekspertët e infrastruktures& ekologjisë , tju bëjmë ftesë edhe mediumeve që të dalim ta konstatojmë gjendjen faktike e cila është në urat, rrugët dhe malin Menik e më pas le të gjykojë opinioni se kush është në të drejtë e kush në të “shtrembët”!

Të jesh i sigurt se Rekalit nuk do të tolerojnë, kjo gjeneratë e Rekalive të cilet janë jurista, mjek, avokatë, bartës të institucioneve, intelektual do ti kesh përballë, iku koha kur na frigonit e kërcënonit, tashmë përballë do ti kesh të gjithë fshatrat e Rekës se Epërme!

Related posts

Pendarovski: Jemi të vetmit në rajon që kemi bërë kompromis për çështje të vështira

Gazetamax.mk

Nëpërmjet komunikimit më të mirë deri te siguria më e madhe e punonjësve të mediave

Gazetamax.mk

Vasko Stefanov, drejtor i ri i SH.A Posta e Maqedonisë së Veriut

Gazetamax.mk