GazetaMax
Lajme

Verifikohet mandati i deputetes së re Daniella Stojanovska Panovska, do ta zëvendësojë Ramçilloviqin

Shkup, 24 janar – Profesoresha në shkollën e mesme Daniella Stojanovska – Panovska e LSDM-së është deputete e re në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mandati i së cilës u verifikua në vazhdimin e sotëm të seancës plenare të 99-të.

Stojanovska – Panovska, e cila ishte në radhë në listën e LSDM-së dhe koalicionit në Njësinë zgjedhore 3, vjen në vendin e deputetit Zeqir Ramçiloviqit, i cili është emëruar ambasador në Mal të Zi. Mandati deputetes së re i është konstatuar në seancën e sotme të 67-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Deputetët në kuadër të kësaj seance do të diskutojnë edhe për projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative që i zbaton Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Marrëveshja me FRONTEKS-in).

Në rend dite është edhe propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Propozim për vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë ( maj të vitit 2023 deri në nëntor vitit 2023), Projektligji për inspektimin financiar në sektorin publik.

Në rend dite janë edhe disa kërkesa për interpretim autentik të neneve të ligjeve.

Related posts

Në prag të largimit, Gjukanoviq sulmon Abazoviçin: Destabilizoi shtetin dhe shoqërinë

Gazetamax.mk

Fondi shëndetësor me drejtor të ri, kush është Magdalena Filipovska-Grashkoska

Gazetamax.mk

BEI Globale zhbllokon 100 milionë euro investime të BE-së së bashku me Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për të nxitur transformimin e gjelbër të NVM-ve

Gazetamax.mk