GazetaMax
Lajme

Vetëm 20 ditë para zgjedhjeve, Shkupin e mbysin mbeturinat – qytetarët alarmojnë për kaos higjienik

Shishe plastike, qese, mbetje ushqimore, mobilje të vjetra dhe inerte ndërtimi janë vetëm një pjesë e mbeturinave që çdo ditë pushtojnë rrugët dhe tokën e Qytetit të Shkupit. Kontejnerët gjithnjë e më shpesh janë të mbushur tej mase, ndërsa mbeturinat grumbullohen përreth tyre, duke krijuar një pamje të shëmtuar dhe potencialisht të rrezikshme për higjienën publike – vetëm 20 ditë para zgjedhjeve lokale.

Qytetarët prej kohësh alarmojnë se kjo nuk është një situatë e izoluar, por një problem i vazhdueshëm që po përkeqësohet dita-ditës. Sipas tyre, mbeturinat shpesh nuk mblidhen me kohë, veçanërisht gjatë ditëve të fundit, ndërsa era dhe pamja bëhen gjithnjë e më të padurueshme.

Nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” kanë deklaruar se ekipet e tyre i përmbahen orarit të paraparë për mbledhjen e mbeturinave, por pranojnë se javët e fundit ka një rritje të ndjeshme të sasisë së mbeturinave, veçanërisht të atyre të mëdha dhe ndërtimore, që e rëndon edhe më tej sistemin e menaxhimit të mbeturinave.

“Mbeturinat nga amvisëritë individuale mblidhen dy herë në javë, ndërsa kontejnerët e vendosur në hapësirat publike për mbeturina komunale zbrazen një herë në ditë. Kohëve të fundit, NP ‘Higjiena Komunale’ Shkup po përballet me sasi jashtëzakonisht të mëdha të mbeturinave komunale, të mëdha dhe ndërtimore, si në kontejnerë ashtu edhe përreth tyre, në sipërfaqe publike dhe rrugë. Për këto arsye, në disa lokacione mund të ketë vonesa në mbledhjen dhe transportin e mbeturinave”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Ndërkohë, javën e kaluar, Sindikata e SUTKOZ-it paralajmëroi se ndërmarrjet komunale po përballen me borxhe, mungesë të stafit dhe pajisjeve, si dhe me paga të ulëta dhe të parregullta.

Related posts

Nesër, spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Gazeta Max

Shqiptohen 175 masa në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

Gazeta Max

Kasami përmbyll Bajramin në Kullën e Jasharajve

Gazeta Max