GazetaMax
Ballina

Viktorija Nuland takon Petkov dhe Osmanin

Aktive diplomacia amerikane për t’i zgjidhur çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor. Pas takimeve të KM bullgar Kirill Petkov në Uashington, sot Viktoria Nuland, Nënsekretare për Çështje Politike në Stejt Departamentin e SHBA-së ka takuar kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Osmani në facebook ka njoftuar për takimin me Nuland duke falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme të vendit, për Dialogun e ardhshëm strategjik dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.

“Falënderim për mbështetjen e vazhdueshme amerikanë në proceset eurointegruese, veçanërisht të rëndësishme në kontekst të kërcënimeve aktuale të sigurisë. Prezencë të shtuar të SHBA-së në hapësirat tona është kyçe në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, ka theksuar Osmani.

Related posts

Kur hapni gojën për të gjykuar një nënë, fillimisht kafshoni gjuhën!

Gazeta Max

Gishtat e ënjtur mund të jenë shenjë e këtyre problemeve shëndetësore

Gazeta Max

Izet Zeqiri zgjedhet rektor i Universitetit “Nënë Tereza”

Gazeta Max