GazetaMax
Lajme

Virusi sezonal / Vaksinimi si masë preventive rrit imunitetin

Shkup, 6 Nëntor – Viruset sezonale janë shumë të pranishëm në ambientin për rreth nesh, sidonos gjatë kësaj periudhe kohore. Kontakti me të sëmurin nga gripet sezonale, është një nga faktorët kryesor për përhapjen e mëtejme të viruseve të shoqëruara gjithashtu edhe nga kollitjet dhe të teshtishurat e shpeshta. Mjeku Orhan Islami, për TVM2 rekomandon kujdes të theksuar për të gjitha kategoritë e njerëzve, e në vecçanti për pacientët të cilët janë më të ndijshëm gjatë periudhave kur ka ndryshime të temperaturave pasi infektimet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes mund të pësojnë komplikime akoma më të theksuara, me çrast do të nevojitet trajtim dhe terapi adekuate për shërim.

“Periudha e inkubacionit të gripit sezonal është një deri në tre ditë mirëpo perësoni i sëmurë një dite edhe para paraqitjes së simptomëve ai është përhapës i virusit, kryesisht simptomet e gripit sezonal janë lodhje, plogështi, dhimbje të muskujve, kokëdhmebje mund të  paraqitet tempertura edhe deri në 40 gradë Celsius. Virusi qarkullon më shumë gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit dhe gripi sezonal kalon me simptome të lehta, ndërsa me simptome më të rënda është tek personat me imunitet më të dobët, tek fëmijët nën 2 vjet, tek personat mbi 60 vjeç, me sëmundje kronike dhe tek gratë shtatzëna.”, tha mjeku Orhan Islami.

Mjekët rekomandojnë që personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të dobët, të vaksinohen që në rast të infektimit, virusin ta kalojnë me simptomatologji më të lehtë.

“Masa më e mirë preventive për mbrojtje nga gripi sezonal është vaksinimi që rekomandohet në muajin tetor-nëntor, ndërsa imuniteti mund të zgjasë deri në një vit deri në sezonin e ardhshëm të gripit. Sa i përket masave të përgjithshme për mbrojtje janë ikja e kontaktit me personat që janë të sëmurë, larja më e shpeshtë e duarve mosprekja e hundës, gojës si dhe me mjetet që kanë pasur mundësi të kontaminohen. Poashtu personat e sëmurë patjetër duhet të mjekohen në shtëpi me qëllim të pengimit të përhapjes së infeksionit.”, tha Dr. Islami.

Doktor Islami këshillon që personat me simptoma të gripit me pasqyrë të lehtë klinike të konsultohen me mjekun amë që të mjekohen në shtëpi me terapi simptomatike, ndërsa pacientët me pasqyrë të rëndë klinike dhe që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara duhet të hospitalizohen dhe tu ordinohet terapi adekuate. Ai bën të ditur së gjatë periudhës së ardhshme pritet të rritet numri i të sëmurëve me grip sezonal por jo në masa shqetësuese.

Related posts

Gjobiten 223 shoferë në Shkup, 35 për drejtim të automjeteve nën ndikimin e alkoolit

Gazetamax.mk

Seanca e 109 e Qeverisë, ja vendimet

Gazetamax.mk

Zgjedhjet lokale në Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë mund të dështojnë sërish

Gjykata Supreme përcaktoi qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të mara në ueb-faqet e gjykatave

Gazetamax.mk

Me formimin e 10 komisioneve, Këshilli i komunës së Tetovës filloi të funksionojë normalisht

Gazetamax.mk

Kjo vjeshtë politike do të ketë emrin e Lulzim Bashës!

Gazetamax.mk