GazetaMax
Lajme

Vizita në Serovë, Mexhiti shpalos vizionin për një komunë moderne

Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, gjatë një vizite në Serovë u prit në konakun e familjes së Haxhi Kemal Nezirit, ku u zhvillua një bashkëbisedim me banorët e zonës.

“Me banorët bashkëbiseduam për investimet e shumta infrastrukturore që po realizohen në Çair: ndërtimin e rrugëve moderne, rrjetin nëntokësor, rrjetin atmosferik dhe projekte të tjera që e përmirësojnë përditshmërinë e qytetarëve tanë”, shkroi Mexhiti.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte problemi i parkingjeve në komunë.

“Çairi është komuna me dendësinë më të madhe në vend, dhe mungesa e hapësirave për parkim ka qenë prej vitesh ndër sfidat kryesore. Ne kemi ndërmarrë hapa konkretë për ta zgjidhur këtë problem, duke e kthyer atë nga një shqetësim i përhershëm në një zgjidhje të përhershme”, theksoi ai.

Mexhiti shtoi se përmes këtyre investimeve, Çairi po transformohet në një vend ku cilësia e jetës po rritet për çdo familje.

“Çairi po merr formën e një komune bashkëkohore, ku cilësia e jetesës rritet dhe çdo familje ndjehet e mbështetur nga puna jonë”, deklaroi ai, duke falënderuar familjen Neziri për mikpritjen.

Related posts

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin Delvinë–Sarandë

Gazeta Max

Për një vit duhet të ndrrohen dokumentet

Gazeta Max

VLEN dhe Lëvizja Arbëria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale

Gazeta Max