GazetaMax
Lajme

VLEN: Bujar Osmani dyshohet se kreu tender të dyshimtë në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së

VLEN sot ka akuzuar ish-ministrin e MPJ-së, Bujar Osmanin për tenderim të dyshimit në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së në vitin 2023.

Nga VLEN thonë se Revizioni i Shtetit ka konfirmuar publikisht atë që qytetarët e dinë prej kohësh, se Ministria e Punëve të Jashtme, në një kohë kur Bujar Osmani ishte ministër, kreu tendera të paligjshëm në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së në vitin 2023.

“Sipas raportit të revizionit:

Mbi 120 milionë denarë u shpenzuan pa të dhëna të qarta; Nuk ka dokumentacion se çfarë saktësisht është dorëzuar, instaluar ose lënë si pajisje e përhershme në sallën Boris Trajkovski; Kontratat dhe prokurimet publike u zbatuan pa transparencë dhe me mangësi serioze ligjore.

Ky është edhe një konfirmim se Bujar Osmani, kudo që shkon, lë pas tendera të dyshimtë dhe kriminale!
Ky nuk është një rast i izoluar, i njëjti Bujar Osmani dyshohej nga PSP për prokurime të dyshimta kur ishte Ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Nikolla Gruevskit.

Qytetarët e Çairit i dinë mirë dy gjëra për Bujar Osmanin:

Së pari, ai nuk ka bërë kurrë asgjë për Çairin, asnjë projekt të vetëm, asnjë investim të vetëm, asnjë iniciativë të vetme.

Së dyti, sa herë që ka qenë në detyrë, ai është shoqëruar me skandale, tendera të dyshimtë dhe keqpërdorim të fondeve publike”, akuzojnë nga VLEN.

Related posts

I ndahet mirënjohje nga gjeneral Ostreni veprimtarit Azgan Haklaj

Gazeta Max

Zajkova konfirmon se gjatë takimit me Kovaçevskin është diskutuar dhe zgjerimi i shumicës parlamentare

Gazeta Max

Tregu i kripto valutave i ndikuar nga shtrejtimi i energjisë elektrike

Gazeta Max