GazetaMax
Lajme

VLEN pritet të kandidojë Haqim Ramadanin për kryetar të Komunës së Bërvenicës

Koalicioni VLEN pritet që në ditët e ardhshme të shpallë kandidaturën e Haqim Ramadanit për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Ramadani aktualisht është drejtor i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale dhe është anëtar i Lëvizjes Demokratike.

Ai ka mbi 17 vite përvojë në administratën lokale, duke përfshirë edhe detyrën e sekretarit të Komunës së Bërvenicës. Shpallja e kandidaturës së tij pritet të jetë pjesë e përgatitjeve të koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale.

Zyrtarët e koalicionit ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar për kandidaturën, por burimet nga brenda partisë tregojnë se emri i tij është i favorizuar për këtë pozicion.

Zhvillimet e mëtejshme pritet të japin më shumë detaje rreth kandidaturës dhe platformës që do të prezantojë Ramadani në garën për kryetar komune.

Related posts

Mister për dronin që ra mbi Zagreb

Gazeta Max

Televizioni shtetëror iranian kërkon heqjen e WhatsApp nga telefonat, pretendohet për dërgim të dhënash në Izrael

Gazeta Max

Tahiri: Kurti po eksperimenton me vendin, e ka harruar interesin qytetar për dialogun

Gazeta Max