GazetaMax
Lajme

VLEN/ Sot pasdite formohet kryesia e re, do përbëhet nga 23 anëtarë, mësohen emrat

Koalicioni VLEN me hapa të ri drejt formësimit të partisë së përbashkët. Sot pasdite është parashikuar formimi i kryesisë së re, që do të jetë e përbërë nga 23 anëtarë.

Alsat mëson emrat që partitë do t’i propozojnë, dhe duket se pjesë e kryesisë do të jenë anëtarë të të gjitha partive të koalicionit, ndërsa një pjese të kësaj liste, ju buron e drejta në bazë të funksionit që e kanë aktualisht.

LD propozon Izet Mexhitin, Visar Ganiun, Saranda Imerin, Merita Koxhaxhikun dhe Feride Haxhiun. Lëvizja BESA për anëtarë të kryesisë së partisë propozon Bilall Kasamin, Fatmir Limanin, Blerim Sejdiun, Melinda Rashidin, Hasim Murtezanin, Sedat Sulejmanin dhe Fadil Zendelin. Alternativa propozon Zeqirija Ibrahimin, Amir Elezin, Afan Elezin, Arben Labënishtin, Orhan Murtezanin, Safije Sadiki Shahinin, Bashkim Murtezin, ndërsa siç mëson Alsat, si pjesë e propozimeve të Alternativës, do të përfshihen edhe emra në bazë të funksionit që e ushtrojnë dhe ata do të jenë Bekim Sali dhe Imërlije Saliu Fetai, që të dy deputetë në Kuvend.

Për anëtarë të kryesisë së partisë do të jetë edhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes, pjesë e koalicionit VLEN, Bekim Qoku, i cili poashtu pritet të propozojë edhe Jusuf Sopin.

Krerët e VLEN-it përshpejtuan procedurat për formimin e shpejtë të partisë, pas përplasjeve me kreun e ASH-së Taravari dhe vendimit të tij që në zgjedhjet lokale të garojë me lista të veçanta kandidatësh.

Related posts

Fronti Europian hapi shtabin në Ohër/ Sela: Do jemi fitues absolut në zonën e 5-të

Gazeta Max

Trajanov nuk e dëshiron ASH në Qeveri, paralajmëron votim kundër

Gazeta Max

Shqiptohen 176 kundërvajtje trafiku në Shkup, 46 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gazeta Max