GazetaMax
Lajme

VLEN: Vendimi i Taravarit është në favor të ringjalljes së BDI-së

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në konferencë për media, tha se tani më një kohë është e qartë se Arben Taravari ka patur negociata me BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Ai tha se qëllimi ka qenë ringjallja e BDI-së. Mexhiti tha se BDI nuk shpëton pavarësisht gomave rezervë që mund ti hidhen.

‘Vendimi për dalje me lista të veçanta nuk është i bazuar në qëndrimet e bazës… është një vendim i marrë për interesa të BDI-së dhe për të cilat Taravari duhet të jep shpjegimi para. VLEN ka vendosur që të garojë bashkë edhe me lista edhe me kryetar të komunash. Në ditët në vijim do të formohen shtabet. U bëjmë thirrje që të gjithë simpatizantëve dhe anëtarëve të distancohen nga politikat përçarëse të Taravarit sepse vjeshta sjellë një fitore të re politike”, tha Mexhiti.

Related posts

Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në fushën e politikës energjetike, thekson KE-ja

Gazeta Max

Ndërpritet furnizimi me ujë në Kozle, MSH: Dy klinika tjera do të pranojnë pacientët që do të kenë nevojë për hospitalizim

Gazeta Max

Nesër, Shkodran Alili promovon kandidaturën për kryetar të komunës së Kërçovës

Gazeta Max