GazetaMax
LAJME

Vlladimir Ançev është sekretar i ri shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes

Shkup, 21 shtator – Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot emëroi Vlladimir Ançevin për sekretar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai punon në Ministrinë e Mbrojtjes që nga tetori i vitit 2020 si këshilltar special dhe që nga dhjetori i vitit 2021 ka kontribuar aktivisht në funksionimin e Ministrisë si këshilltar shtetëror.

Ançev, njofton Ministria e Mbrojtjes, në karrierën e tij ka punuar në pozita të shumta drejtuese në sektorin publik dhe privat. Në gati dy dekada punë, ai ka fituar përvojë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe menaxhimit të burimeve njerëzore – kryesisht në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” si bashkëpunëtor për bashkëpunim ndërkombëtar, dhe më pas në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës, ku fokusohet në zhvillimin e softuerit të menaxhimit të burimeve njerëzore për 1300 institucione, si dhe në prezantimin dhe ruajtjen e standardeve për menaxhimin e cilësisë.

Është diplomuar për drejtësi në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”.

Related posts

Sali jep lajmin e shumëpritur: Rrisim rrogat në shëndetësi

e-max

Karakaçanov mesazh Maqedonisë: Nuk do t’iu lutim për negociata, ju jeni kandidat e jo ne!

e-max

Takim i Xhaferit me grup deputetësh nga Republika e Shqipërisë

e-max