GazetaMax
Lajme

VMRO-DPMNE i jep afat Kovaçevskit deri më 10 maj për takim tet-a-tet

Shkup, 29 prill – VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate për media, i ka kthyer përgjigje refuzimit të Kovaçevskit për një takim ballë për ballë me Mickoskin. Nga DPMNE shprehen se nëse Kovaçevski nuk është i gatshëm për takim, atëherë këtë mund ta bëjë dikush tjetër nga LSDM, qoftë Zaevi apo Shekerinska, informon Zhurnal.

VMRO-DPMNE madje i jep afat prej 12 ditëve, gjegjësisht deri më 10 maj që të sqarohet për ofertën, e ndërkohë mundet edhe t’i konsultojë organet e partisë ose mentorët e tij në LSDM.

“LSDM dhe Kovaçevski sillen si të papjekur dhe pa përgjegjësi. Ata pa menduar e refuzojnë dorën e shtrirë të VMRO-DPMNE-së për ndihmë në menaxhimin me krizën dhe problemet me të cilat përballet Maqedonia, e pikërisht përshkak qeverisjes së tyre. Themi se sjellja e tyre është infantile, sepse refuzuan takim ku do të bisedoheshte për formimin e katër ekipeve në pjesën e ekonomisë, poitikës së jashtme, shëndetësisë dhe arsimit dhe do të punojnë pa privilegje, vetëm e vetëm që t’i ndihmojnë Qeverinë dhe qytetarët, për të dalë nga problemet akute në shoqëri dhe tensioni në të cilën jetojnë. LSDM ikë nga tema e zgjedhjeve të parakohshme, sepse e dinë se do të humbnin. Ata janë të gatshëm të shkatërrojnë shtetin vetëm e vetëm për të mbrojtur karrigen”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti shtojnë se oferta e tyre është për të mirën e Maqedonisë e kryeministri Kovaçevski nuk ka luksin të zgjedhë çfarë i pëlqen e çfarë jo.

“Oferta është e qartë, të definohet termin për zgjedhje të reja, e ndërkohë këto ekipe prej ekspertësh, pa privilegje t’i ndihmojnë Qeverisë, pa partizim, pa politizim, që të mund të zgjidhen problemet akute. LSDM dhe Kovaçevski duhet të tregojnë se u intereson e ardhmja e qytetarëve, e jo vetëm pushteti i shkretë”, thonë nga VMRO-DPMNE./Zhurnal.mk

Related posts

Kovaçevski të enjten në Konferencën rajonale të energjisë në Beograd

Gazeta Max

Disa pjesë të Çairit dhe Qendrës sot pa ujë

Gazeta Max

Pesë vjet pa Adem Demaçin

Gazeta Max