GazetaMax
Lajme

VMRO së shpejti në protesta, Zhurnal mëson se në rrugë do të jenë edhe kultivuesit e duhanit

Shkup, 31 maj – Kjo verë do të jetë e nxehtë me zhvillime dramatike në vend pasi pritet të ketë një valë protestash nga partia më e madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE. Agjencia Zhurnal mëson se në protesta do të jenë edhe kultivuesit e duhanit, pasi nga Qeveria nuk kanë ndarë buxhet të mjaftueshëm për blerjen e duhanit që ata e prodhojnë. Si duket VMRO-ja dëshiron ta kthejë pushtetin ashtu si e kishte humbur. LSDM-ja opozitare atë kohë kishte organizuar një sërë protestash të njohura si revolucioni laraman, dhe arriti ta rrëzojë VMRO-në nga pushteti. Por, tani VMRO është kthyer fuqishëm në skenën politike dhe janë të vendosur pa kthim që të kthehen sërish në qeverisje të vendit, shkruan Zhurnal.

Fundi i qershorit do të shënojë fillimin e protestave në Maqedoninë e Veriut, nga VMRO kanë paralajmëruar se me 18 qershor do të fillojnë me protesta si vazhdimësi e kërkesës së tyre, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e fundit lokale në vend nuk ishin vetëm lokale, pasi shkaktuan ndryshime drastike në skenën politike. Partitë në pushtet “u zhveshën” nga pushteti i maskuar dhe pësuan humbje historike. LSDM humbi aq shumë komuna saqë humbi prej skenës edhe “lideri revolucionar” Zaev, ndërkaq nga BDI pësuan humbje historike në qytetin e selisë së partisë në Tetovë, ndërsa Gostivarin e kishte të humbur edhe nga zgjedhjet e kaluara. Prandaj, partia më e madhe shqiptare në vend e me kohë më të gjatë në pushtet, nuk arriti të fitojë në komunat më të populluara me shqiptarë.

Janë pikërisht zgjedhjet lokale “infuzion” për VMRO-në që të zgjohet në këmbë dhe të kërkojnë besimin e qytetarëve edhe në nivel qendror. Prandaj, nga VMRO kanë bllokuar Kuvendin dhe kanë paralajmëruar se do të dalin në rrugë për të protestuar, me të vetmen kërkesë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Agjencia Zhurnal mëson se në rrugë për të protestuar bashkë me VMRO-në do të jenë edhe kultivuesit e duhanit pasi Qeveria nuk ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për blerjen e duhanit që ata e prodhojnë. Megjithatë, nuk do të jenë vetëm anëtarët e VMRO-së dhe kultivuesit e duhanit në protesta, pasi pritet të ketë një pjesëmarrje masive sepse ka shumë sindikata, shumë punëtorë që janë të pakënaqur me pagat që marrin, respektivisht kanë kërkuar harmonizim me pagën minimale. Edhe ashtu ka pasur një sërë protestash e greva nga një numër i madh sindikatash. Pra, VMRO po e shfrytëzon momentit e duhur që në kulmin e pakënaqësisë së qytetareve të bëj thirrje për të dalë në rrugë e për të rrëzuar këtë pushtet.

VMRO-DPMNE kërkoi takim liderësh për të caktuar datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të kundërtën paralajmëroi bllokadë aktive të Kuvendit. Mirëpo, nga pushteti nuk iu përfill kërkesa e tillë dhe ata ishin të mendimit dhe një zëri deklaronin se vendi në kohë krize nuk ka nevojë për zgjedhje. Mbase edhe frikësoheshin prej zgjedhjeve pasi në zgjedhjet lokale kishin pësuar debakël. Nga kjo parti siç kishin paralajmëruar edhe vepruan duke bllokuar Kuvendin, në përkrahje të së cilës ishte edhe partia opozitare shqiptare, Lëvizja Besa, ndërkaq nga Aleanca për Shqiptarët kanë deklaruar se janë për zgjedhje të parakohshme, por që nuk e përkrahen iniciativën e VMRO-së për bllokadë aktive në Kuvend.

Indiferenca e injorimi i pushtetit ndaj bllokadës së opozitës dhe mos ndryshimi i qëndrimit flet qartazi se një bllokadë e tillë nuk shihet si presion, për të ndërmarrë diçka konkrete, respektivisht për të pranuar kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

Por, kur shihet nevoja e domosdoshme që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të krizës që e ka kapluar vendin dhe qytetarët në çdo sferë, kreu i opozitares maqedonase thotë që nuk do të ndalet vetëm me bllokadën aktive, paralajmëron se do të nxjerrë qytetarët në rrugë për të protestuar. Për të arritur synimin që ta kthehet sërish VMRO-ja në pushtet.

Ai ka paralajmëruar se heshtja nuk është zgjidhje dhe se do të organizojë një tubim të madh masiv më 18 qershor. Ky është paralajmërim për një vrazhdë protestash që do të mbahen, pra sikurse Zoran Zaev dikur, tani VMRO-ja po tenton të kthehet në Qeveri nga rruga e përmes ndonjë revolucionit laraman. Mbetet të shihet tubimet e Mickovskit a do të organizohen me po ato formate sikurse të Zaevit të cilit i rezultuan të suksesshme pasi arriti ta rrëzojë VMRO-në atë kohë nga pushteti. Se ka filluar ta kopjoj strategjinë e Zaevit, Hristijan Mickovski, kjo është parë dhe kuptuar edhe në paralajmërimin e tij që në listat për deputet nga partia e tij do të ketë edhe kandidat shqiptarë.

Qëndrimi për një kohë të gjatë në pushtet është edhe shkaktar që tani opozita maqedonase VMRO-DPMNE po tregohet e dobët dhe pa strategji veprimi, vetëm po shpreh dëshirat e zjarrta për ta marrë sërish pushtetin pa pasur mekanizmat e duhur. Ndërkaq, kalimi nga një parti anti-shqiptare në një parti që në listat e saj do të ketë kandidat shqiptarë flet shumë që sa janë të etur për pushtet.

Ndonëse shkohet në zgjedhje të parakohshme nuk ka shpresë nga qytetarët për ndryshime drastike, sepse janë dëshmitarë përgjatë viteve që edhe nga ndryshimet që kanë ardhur pas zgjedhjeve ka pasur vetëm ndryshim figurash jo edhe të situatës e gjendjes së rënduar në shtet.

Kujtojmë se, Kuvendi bllokohet kur qeveria është e arnuar me deputet të joshur për pushtet, e krijohet shumicë me pakicë që vetëm të qëndrojnë e të kenë pushtet, me fjalë të tjera vetëm qeveritë jo stabile mundësojnë bllokim Kuvendi e futje të vendit në krizë të shumëfish, në rrugë pa dalje. Një gjë e tillë ndodhë shpesh në vendin tonë sepse është një nxitim kush i pari po ulet në karrigen e të parit të qeverisë që të formojë qeveri, pa rëndësi se me kë e si, me rëndësi të në anën e pushtet e jo atë të opozitës. /Zhurnal.mk

Related posts

Ibrahimi: Nga 2016-ta, shqiptarët votojnë me shumicë kundër BDI-së

Gazetamax.mk

Grubi: Marrëveshja e Ohrit avancoi të drejtat e bashkësive, vendosim standarte të barabarta për të gjithë

Gazetamax.mk

Vandalizimi i bilbordeve, reagon kompania Screen Media

Gazetamax.mk