GazetaMax
Ballina

Vogëlushja Dea Taipi nga Shkupi iterpretuesja më e mirë e festivalit të 62 të këngës për fëmijë në Shkodër

Në Shkodër të Shqipëri u mbajtë festivali i 62 i këngës për fëmijë të grupmoshave të ndryshëm. Në një numër të madh konkurentësh nga Shqipëria, Mali i Zi, për herë të parë përfaqësoheshin edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut nga Dea Taipi nga Shkupi, informon PRESSonline.al

Veç talentit që u spikat nga shumë kompozitor të ndryshëm dhe një numër i madh artistësh të njohur nga Shqipëria, Dea arriti te fitojë çmimin “Interpretuesja më e mirë” të moshës 6-9 vjeçe.

Dea në këtë festival u paraqit me këngën e titulluar” Letër një nëne” me kompozitor Adem Ymerin.

Karakteristikë e këtij festivali është që të gjithë fëmijët pjesëmarrës këndojnë live dhe kjo e bënë pjesëmarrjen akoma më të vështir dhe më dinjitoze.

Dea veç asaj që është fituese e çmimit të parë për interpretim pati fatin të takoj disa nga artistët e mëdhej në emër si diva Aurela Gaçe, Orinda Huta dhe shumë të tjerë. (PRESSonline.al)

Related posts

Selami fton qytetarët, nëse kanë dyshime në lidhje me saktësinë e njehsorëve elektrikë, ti drejtohen Byrosë për Metrologji!

Gazeta Max

Një super suprizë për Vit të Ri po vjen nga Bani Rama me Shefo Ibo

Gazeta Max

Këto zakone që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Gazeta Max