GazetaMax
Lajme

Voton dhe Bashkim Ramosaj: Sot është dita e qytetarëve, Deçani ka festë

Kandidati Bashkim Ramosaj ka ushtruar sot të drejtën e votës, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Deçanit që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë këtë ditë si një moment demokratik dhe festë qytetare.

“Sot fjalën e keni ju. Bashkë me bashkëshorten dhe djalin tim, ne votuam. Ju ftoj edhe ju të dilni e të votoni, sepse Deçani sot ka festë. Urime zgjedhjet, e dalshim faqebardhë!”, deklaroi Ramosaj.

Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes dhe vullnetit qytetar për të ardhmen e komunës, duke shprehur respekt e mirënjohje për çdo votues që kontribuon në këtë proces demokratik.

https://www.facebook.com/share/p/1ZxK1FoirK/