GazetaMax
Lajme

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata jep masat e sigurisë për 8 të akuzuarit

Është zhvilluar në Gjykatën e Korçës seanca për komunikimin e masave të sigurisë ndaj të ndaluarve për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq.

Pasi u njohën me provat e paraqitura nga akuza, togat e zeza kanë vendosur të lënë në burg pa afat, autorin Enedio Guri, babain e tij Edison Guri dhe xhaxhain e autorit të mitur, Roland Guri.

Nga ana tjetër, gjykata ka lënë në arrest shtëpie Florian Çelën, shokun e autorit të dyshuar të ngjarjes që akuzohet për mos kallëzim krimi, ndërsa për 4 të miturit ka vendosur masën e sigurisë mbikëqyrje prindërore. Avokati Ledjan Spaho pas seancës së masës së sigurisë është shprehur se 14-vjeçari Enedio Guri ka shprehur pendesë për vrasjen e bashkëmoshatarit.

Tetë persona u arrestuan pas ngjarjes tragjike në Maliq, ku mbeti i vrarë adoleshenti Erald Xhejo. Në pranga ra bashkëmoshatari i viktimës, 14-vjeçari që është autor i dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja me automjet.

Bashkë me autorin u arrestua babai dhe xhaxhai i tij pasi fshehën mjetin prerës me të cilin u krye krimi.

Po ashtu, u prangosën 4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës, një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Related posts

Aleanca ushtarake, reagon ministri shqiptar: Serbia po ndjek një politikë të karriges boshe, e kotë çdo narrativë viktimizuese

Gazeta Max

U humb derisa ishte me burrin e saj në mal, policia e gjen shkupjanen

Gazeta Max

40 fëmijë të shtruar në spitalin e fëmijëve në Kozle

Gazeta Max