GazetaMax
Lajme

Vrasja e Enver Bajraktarit dyshohet se ndodhi për çështje pronësore

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.

Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i arrestuar është Top Kolshi, nga fshati Baicë.

Ky i fundit e ka pranuar se e ka vrarë Enver Bajraktarin në Baicë të Lipjanit, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

T.K., sipas njoftimit, gjatë dhënies së deklaratës ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.

Ndërsa ekskluzivisht, Gazeta Sinjali mëson se prapa kësaj vrasjeje makabre dyshohet të qëndrojnë motive pasurore.

Burimet bëjnë me dije se viktima dhe i dyshuari kishin edhe një mosmarrëveshje të hershme pronësore, e cila dyshohet se ka çuar deri në këtë krim të rëndë.

I dyshuari i arrestuar mëngjesin e sotëm është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat ligjore.

Policia pati raportuar se më 4 gusht ka gjetur një trup të pajetë të groposur në një arë të këtij fshati. Më vonë u bë e ditur se viktima ishte Enver Bajraktari.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related posts

A dështoi Opozita me iniciativën për rrëzimin e qeverisë BDI-LSDM? Ja çka thonë analistët

Gazeta Max

Shesin pikturat për t’i ndihmuar maturantët skamnorë për të vazhduar shkollimin

Gazeta Max

Disa të maskuar dhe armatosur tentojnë t’i sumlojnë dy të rinjë në Kumanovë

Gazeta Max