GazetaMax
Lajme

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, reagon ministrja Koçiu

Pas ngjarjes tronditëse në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë brenda sallës së gjyqit, ka reaguar ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Në deklaratën e saj, ministrja u shpreh se Policia e Shtetit “nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave”, duke e distancuar institucionin që drejton nga çdo përgjegjësi për dështimin e sigurisë në këtë rast.

“Jam thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë… Forcat e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Autori është ndaluar menjëherë dhe po hetohet në bashkëpunim me prokurorinë për veprimet e punonjësve të sigurisë së gjykatës”, deklaroi Koçiu.

Ndërsa publiku është ende i shokuar nga fakti që një vrasje ndodhi brenda një salle gjyqi, reagimi i ministres ka ngjallur pakënaqësi dhe debate në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë konsideruar si “larje duarsh” të qeverisë ndaj një ngjarjeje që tregon dështim total të sistemit të sigurisë.

https://www.facebook.com/share/p/1BcNCKJd39/

Related posts

Përkujtohen 10 martirët e familjes Zymberi

Gazeta Max

Ageler : “Bechtel” punon në mënyrë ligjore, opozita kritikon për pikë politike

Gazeta Max

Institucionet shtetërore muajin e kaluar kanë kursyer 18 për qind rrymë

Gazeta Max