GazetaMax
Lajme

Vrima në urë/ Magjistralja Kërçovë-Ohër e dëmtuar

Në shumë vende rruga magjistrale Kërçovë-Ohër është e dëmtuar.

Janë krijuar gropa, ka disbalans të nivelit të asfaltit, e defekte të tjera.

Në gjendje më të keqe janë tre urat në këtë magjistrale. Vrimat, edhe pse mbushen me asfalt, hapen sërish.

Kjo vrimë që po shihni, është hapur në mes të magjistrales, e ngushtë por e thellë, dhe në të depërton çdo gjë.

“Duke pritur përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër si duket askush nuk mban llogari dhe përgjegjësi për magjistralen Kërçovë-Ohër e cila është ekzistuese dhe tejet e lëvizshme. Në këtë pjesë rruga është shkatërruar tërësisht, ndërsa më të rrezikshme janë tre urat në afërsi të Kërçovës në fshatin Mallkoec, ura këto të cilat kanë plasaritur në të dyja anët edhe pse disa herë janë rikonstruktuar asfalt mbi asfalt ata sërish hapen dhe krijohen vrima të mëdha të cilat duken deri poshtë, këto janë të rrezikshme sidomos për automjetet e rënda”m theksoi Salije Sadiku Pinjolli, gazetare e TV21.

Për këtë situatë kemi kërkuar qëndrim nga Ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore” por as për këtë rast, e as për rrugën Kërçovë-Dibër nuk morëm përgjigje.

Jemi munduar të marrim përgjigje në telefon edhe nga drejtori i ndërmarrjes Koce Trajanovskin por pa sukses!

Vitet e fundit magjistralja është dëmtuar shumë, si pasojë e mjeteve të rënda që kalojnë për punimet intensive në autostradën Kërçovë-Ohër.

Related posts

Zëvendës Kryerevizori shtetëror, Orhan Ademi mori pjesë në Komisionin për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Kuvendin Republikan

Gazeta Max

Për digjitalizim të librave amë janë shpenzuar 8.5 milionë euro, shërbimi ndaj qytetarëve zero

Gazeta Max

Presidenti Pendarovski u takua me deputetë të Parlamentit Evropian

Gazeta Max