GazetaMax
Lajme

Vuçiq nga Ohri: Ballkani i Hapur është nismë e jashtëzakonshme në interes tlëqytetarëve dhe nuk është zëvendësim për BE-në

Beograd, 7 qershor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte në Ohër, ku po merr pjesë në Samitin “Ballkani i Hapur” deklaroi se kjo ështëvenjë nismë e shkëlqyeshme e cila do të jetë në interes të qytetarëve dhe se ajo nuk është zëvendësim për BE-në, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ai theksoi edhe se është ithtari më i zëshëm që BE-ja t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të angazhohet për atë çdokund dhe se jo vetëm që nuk ka problem me atë, por përkundrazi, konsideron se kjo është jashtlzakonisht e rëndëlsishme për Shkupoin, Tiranën dhe për qytetarët e të dy vendeve.

Ai shtoi se Ballkani i Hapur është “nismë e jashtëzakonshme, në interes të qytetarëve, nga e cila kemi vetëm dobi dhe askush nuk mund të thotë asgjë kundër saj”.

Presidenti i Serbisl deklaroi se të gjithë janë tël mirëseardhur në nismën “Ballkani i Hapiur”, përfhsirë edhe Prishtinën.

Në pyetjen e gazetarëve nëse “Ballkani i Hapur” është i mundur pa Kosovën, VUçiq tha se të gjithë janë të mirëseardhur.

“Nëse dëshironi ta zgjidhni çështjen nëse duam edhe njëri edhe tjetri të kemi mjaft miell, rrymë dhe gaz, ato janë çësht”, theksoi Vuçiq dhe theksoi se për çështje të tjera bisedohet në Bruksel dhe se kjo është vendosur edhe me rezolutën e Këshillit/ë Sigurimit të KB-së.

Related posts

Kurti: Të përgatitemi që pas dy vitesh të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna

Gazetamax.mk

Biden e quajti Putinin “kasap”, reagon Macron: Nuk do të përdorja terma të tillë

Gazetamax.mk

Memli Krasniqi: Pushteti i Albin Kurtit po përpiqet ta fsheh të vërtetën e shpenzimit të mbi 100 milionë eurove por Komisioni hetimor parlamentar do të bëhet

Gazetamax.mk