GazetaMax
Kuriozitete

West Ham synon goditjen e dytë të madhe – mbrojtësi i PSG në shënjestër

West Ham duket se nuk do të ndalet vetëm me transferimin e Gianluca Scamacca.
Skuadra londineze përforcoi repartin e sulmit me lojtarin premtues italian, Scamacca, por tani vëmendja është kthyer te reparti defensiv.
Raportime nga ‘Mediafoot’ thonë se West Ham janë të vendosur të kryejnë transferimin e Abdou Diallo, mbrojtësit të PSG.
Mbrojtja nuk pritej të ishte problem për skuadrën e David Moyes, por lëndimi i Nayef Aguerd bëri që gjërat të ndryshojnë.
PSG e vlerëson Diallo me 17 milionë funte, shifër kjo që mund të kapet nga West Ham.
Për Diallo interesim pati edhe nga skuadra e Milan, por këta të fundit nuk bënë asnjë lëvizje konkrete drejt lojtarit.

Related posts

Man City gati të bëjnë lëvizjen për Leao – flitet për shumë të madhe parash

Gazeta Max

Arrihet marrëveshja verbale Juventus – Bayern për De Ligt

Gazeta Max

Arsenali nuk e kanë ndërmend të bëjnë ofertë për Tielemans

Gazeta Max