GazetaMax
Sport

Xavi “shpërthen” pas humbjes: Është një padrejtësi, vendimet e gjyqtarit ndikuan në rezultat!

Barcelona pësoi disfatë ndaj Interit me shifrat 1-0 në sfidën e tretë të fazës së grupeve të Champions League.
Një takim që padiksutim për rëndësinë që kishte nuk ka kaluar pa polemika, për shkak se ndaj katalanasve u anulua një gol ku pretendohej se lojtarët blaugrana e kishin prekur topin me dore, dhe nga ana tjetër nuk akordohet një penallti kur Dumries prek topin me dorë.
Këto vendime të gjyqtarit kanë “tërbuar” trajnerin e Barçës, Xavi Hernandez, i cili pas ndeshjes ka theksuar se vendimet e tij ndikuan direkt në rezultatin e sfidës.
“Jam i indinjuar dhe i zemëruar nga situata që duhet të përjetonim. Nuk ka asnjë fjalë për këtë veçse një zemërim.
Është një padrejtësi. Unë thashë tashmë dje se gjyqtarët duhet të shpjegojnë vendimet e tyre. Nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte. Gjyqtarët duhet të flasin, kjo do të ndihmojë në humanizimin e tyre si dhe për të sqaruar gjërat.
Për sa më përket mua, prekja me dorë është shumë i qartë. Prandaj, vendimet e gjyqtarit kanë qenë vendimtare”, ka deklaruar fillimisht tekniku spanjoll.
Pas kësaj, Xavi pranoi se Barcelona nuk ishte në standardet e saj të zakonshme në këtë përballje të Ligës së Kampionëve, gjë që e lë Interin në vendin e dytë pas liderëve të Bayern Munich.
“Ne u zgjuam shumë vonë, vetëm në fund, por nuk i konkretizuam rastet tona. E dinim që gjuajtja e Calhanoglu nga jashtë zonës ishte një nga pikat e tyre të forta, por ne kemi ende tre finale në këtë grup.
Situata është komplekse dhe ne duhet të përpiqemi ta kthejmë atë në rrugën e duhur. Realiteti është se ne kemi dy ndeshje të rëndësishme për të luajtur në shtëpi dhe duhet t’i luajmë ato me më shumë intensitet dhe një ritëm më të lartë.
Këtë mbrëmje na mungonte ritmi që kërkon Liga e Kampionëve. Ne nuk ishim në nivel në pjesën e parë dhe vendimmarrja jonë ishte gjithashtu e dobët. Është për të ardhur keq, ne merituam të paktën një barazim”, përfundoi trajneri i Barçës.

Related posts

ZYRTARE | Milan dhe Puma rinovojnë së bashku, ja të gjitha detajet

Gazetamax.mk

Mancini merr vendim për të ardhmen e tij

Gazetamax.mk

De Jong dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, por nuk pranon ta ulë pagën

Gazetamax.mk