GazetaMax
SPORT

Xavi shprehet i dëshpëruar pas barazimit me Vallecanon

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur pas barazimit ndaj Rayo Vallecanos.Mbrëmë Barcelona nuk arriti të marrë fitore në xhiron e parë të La Ligas, ndaj Rayo Vallecanos.
Katalanasit e dominuan ndeshjen, krijuan raste, por nuk ishin efektiv në tundjen e rrjetës së ekipit kundërshtar.
E pas ndeshjes është Xavi që u shpreh i dëshpëruar me atë barazim.
“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, arritëm në zonën e tyre, por nuk ishim efektivë”, ka thënë fillimisht ai, transmeton lajmi.net.
“Është vetëm një pikë, kjo është e pamjaftueshme. Por, ne duhet të vazhdojmë të besojmë te modeli, të punojmë shumë. E kuptoj zhgënjimin sepse kishim krijuar shumë pritshmëri”.
Duhet ta analizojmë mirë lojën, të përmirësohemi dhe të vazhdojmë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Ndeshjen e ardhshme Barca e luan në udhëtim te Real Sociedad, të dielën në orën 22:00

Related posts

West Ham shton interesimin për Armando Broja

e-max

Pepe iu nënshtrua një operacioni

e-max

Zyrtare: Roma transferon mbrojtësin turk, Celik

e-max