GazetaMax
Lajme

Xhaferi u takua me ambasadorin e sapoemëruar hungarez Kllajn

Shkup, 23 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Hungarisë, Andrash Klajn me çka në fillim drejtoi urime ndaj ambasadorit për emërimin dhe i uroi punë të suksesshme dhe qëndrim të këndshëm në vend.

Kryetari Xhaferi, siç informojnë nga Kabineti i tij, i theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet vendit tonë dhe Hungarisë, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral në kuadër të Aleancës NATO dhe Bashkimit Evropian, e sidomos e theksoi mbështetjen e Hungarisë në rrugën tonë të integrimit në BE me organizimin e rregullt të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor çdo dy vite në Budapest.

“Vendi ynë tani është në fazën e procesit të skriningut dhe bën përpjekje që deri në fund të këtij procesi ti përmbushë kushtet për fillimin e negociatave dhe prandaj shpreson në vazhdimin e mbështetjes së njëjtë nga ana e Hungarisë”, ka theksuar Xhaferi.

Ambasadori Klajn falënderoi për takimin e parë protokollar dhe e theksoi gatishmërinë e tij të kontribuojë në vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy vendeve, sepse Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkani Perëndimor janë prioritetet e politikës së jashtme të Hungarisë.

Në këtë kontekst, ai përmendi se përfaqësues të Hungarisë, duke u përgatitur për ndërmarrjen e kryesimit me Bashkimin Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2024, kanë ndërmend të vizitojnë vendin tonë në vitin e ardhshëm 2023 për ti shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit, ndër tjerat, edhe bashkëpunimin në dimensionin parlamentar.

Xhaferi dhe Klajn u pajtuan se edhe zhvillimi i suksesshëm i procesit të eurointegrimeve edhe tejkalimi i sfidave rajonale dhe globale të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, kërkojnë bashkëpunim të gjithanshëm dhe të hapur dhe për këtë qëllim shprehën gatishmëri të përbashkët për mbështetje të këtij bashkëpunimi.

Related posts

Gërkovska: Integriteti është parim kyç në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të prosperuar

Gazetamax.mk

TI/ Ulet interesimi për luftë kundër rryshfetit ndërkufitar në nivel global

Gazetamax.mk

Fjalimi i Reisul Elemasë H. hfz Shaqir ef. Fetai me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1445

Gazetamax.mk