GazetaMax
Lajme

Xhaferi: Vazhdimisht të luftojmë për respektim të mundit të punëtorëve dhe të drejtave të tyre

Shkup, 1 maj – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dërgoi urim  me rastin e 1 Majit – Ditës ndërkombëtare të punës.

Në urim, Xhaferi porositë se, por çdo ditë, çdo orë duhet të luftojmë të gjithë për respektimin e mundit të punëtorit dhe të drejtave të punëtorit, por foli edhe për protestën e punonjësve të arsimit, duke shfaqur shpresë se së shpejti do të arrihet marrëveshje për të  ardhurat e tyre sepse fëmijët, siç potencoi, nuk duhet të pësojnë.

“Më lejoni që në emër të deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në emrin tim personal t’ju drejtoj urime me rastin e 1 Majit, Ditës ndërkombëtare të punës, ditës së punëtorëve që paraqesin një bashkësi shumë të madhe me mundin, kontributin dhe përkushtimin e të cilëve jemi ajo që jemi ose po, pa të cilët kurrë nuk do të ishim ajo që jemi. Çdo çast, çdo atom energji që e harxhojnë për të siguruar funksionim normal të përditshmërisë sonë, për të pasur bukë në tryezë, për të pasur çati mbi kokë, për të arsimuar dhe shëruar fëmijët tanë, qytetarët tanë, duhet të na rikujtojë se jo vetëm sot, por çdo ditë, çdo orë duhet të luftojmë të gjithë për respektimin e mundit të punëtorit dhe të drejtave të punëtorit, për sigurimin e kushteve dinjitoze për punë, për mbrojtjen e vendeve të punës dhe krijimin e vazhdueshëm të vendeve të reja, për pagë dinjitoze dhe vlerësim të barabartë të punës së çdo punëtori ose punëtoreje, pa diskriminim”, qëndron në urimin e Xhaferit.

Kryetari i Kuvendit përkujton se këto ditë jemi dëshmitarë të grevës për shkak të harmonizimit të pagave të punëtorëve arsimorë dhe mua më vjen keq që kjo situatë, dëmi kolateral i të cilës megjithatë janë më të vegjlit dhe më të dashurit tanë, në të gjitha fazat e procesit arsimor, të cilët, nëse merren parasysh kushtet e jashtëzakonshme të imponuara nga kriza disavjeçare e pandemisë, edhe ashtu pësuan humbje shumë të mëdha dhe kanë zbrazëtira në atë proces arsimor, zgjat tepër shumë dhe nuk gjetet gjuhë e përbashkët dhe mirëkuptim.

“Shpresoj se me qëllim dhe vullnet dypalësh së shpejti do të arrihet marrëveshje dhe do të vazhdohet atje ku edhe u ndal. Fëmijët nuk guxojnë të pësojnë, ato janë ardhmëria jonë, ardhmëria e shtetit tonë. Ndërtimi i bashkësisë së barabartë e cila kujdeset për të mirën e të gjithë qytetarëve të vet dhe e stimulon dëshirën për kontribut personal dhe kolektiv është përgjegjësi dhe udhërrëfyes për të gjithë ne, për ndryshimin kah më e mira për të gjithë ne. Urime 1 Maji, paçi jetë, shëndet dhe barazi!”, ceket në urimin e kryetarit të Kuvendit.

Related posts

Nesër, spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Gazetamax.mk

Ministria e Financave me porosi për fundvit për ekonominë globale dhe atë vendase

Gazetamax.mk

Ekip ekspertësh për sanksione arriti nga Amerika, do të mbikqyrë punën e gjyqësorit

Gazetamax.mk