Selektori i Zvicrës tregon pse e largoi Xhakën nga loja me Kosovën.
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka treguar arsyen pse vendosi që Granit Xhakën ta largojë nga loja me Kosovën.
Xhaka ishte startues në këtë ndeshje, teksa Yakin vendosi për zëvendësimin e tij në minutën e 63-të.
Selektori i Zvicrës e mbrojti vendimin e tij, shkruan Gazeta Express.
“Graniti kishte më shumë minuta në dy ndeshjet miqësore dhe pikërisht kjo është puna ime si trajner. Sigurisht që të gjithë duan të luajnë nga 90 minuta në të dy ndeshjet”, tha fillimisht ai.
Tutje, Murat Yakin vlerësoi karakterin që ka mesfushori nga Kosova.
“Më pëlqejnë ata lloje lojtarësh që duan të luajnë deri në fund dhe të fitojnë lojën. Në fund, mund ta diskutojmë këtë me Granitin, nuk është nevoja ta rritni si çështje”, shtoi selektori i “Helvetikëve”.
Granit Xhaka u pa duke dalë i nervozuar nga ndeshja, pasi atij nuk i pëlqeu vendimi i Yakinit.
Ndryshe, miqësorja mes Zvicrës dhe Kosovës përfundoi baras me rezultatin 1:1.
Të fundit në përqindje
Shkup, 30 janar – Drejtori i NP “Rrugë Shtetërore”, Ejup Rustemi theksoi se këtë vit ndërmarrja
Shkup, 30 janar – Kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski sot, përmes video fjalimit në konferencën
Shkup, 30 janar – Lidhja Demokratike propozon që të formohet një agjenci e re e pavarur
Shkup, 30 janar – Hulumtimi i tregut dhe përcaktimi i profesionit janë hapat kryesore dhe shumë
Ohër, 30 Janar – Këshilli i Komunës së Ohrit në mbledhjen e sotme e pranoi dorëheqjen